Operacioni “Përtej Kufijve”, kapen 300 kg kanabis në Qafën e Muzinës
GJIROKASTËR- Kapen 300 kg kanabis sativa në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës, ndërsa ndalohet drejtuesi i mjetit që po e transportonte me destinacion Greqinë.
Operacioni i koduar “Përtej Kufijve” është ndjekur nga sektori i antidrogës në Gjirokastër në bashkëpunim me policinë e qarkullimit në Sarandë. Në bazë të informacioneve në rrugë operacionale, është ndjekur një mjet tip Shevrolet që dilte nga Lazarati, dhe në xham kishte të vendosur tabelen e Drejtorisë së Shëndetit Publik Gjirokastër.
Policia e ka ndjekur atë deri në Qafë Muzinë ku kanë ndërhyrë blutë e Sarandës që kanë ndaluar mjetin dhe drejtuesin e tij. Policia e Gjirokastrës bëri më pas shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi si dhe ka sekuestruar sasinë prej 300 kg të lëndës narkotike. (e.n/news24/BalkanWeb)