Maqedoni, 7 viktima nga gripi i derrit në 1 javë
SHKUP- Dy pacientë kanë vdekur në 24 orët e kaluara në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup si rezultat i bronshopneumonisë masive dhe me influencë të konfirmuar A/H1N1.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës 50-vjeçe dhe një grua të moshës 49 vjeçe, të cilët ditëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, janë vendosur në respirator, lajmëruan autoritetet shëndetësore.
Burri është pranuar në klinikën më shtatë dhjetor me kollitje, dhimbje në muskuj dhe eshtra, ethe dhe temperaturë deri 40 gradë, ndërsa gruaja më dy dhjetor për shkak të temperaturës së lartë, të ftohtit, etheve, kollës të thatë dhe vështirësitë në frymëmarrje.
(m.a/ina/BalkanWeb)