Ushtria ruse e korruptuar

Korrupsioni në ushtri i ka kushtuar 100 milionë dollarë qeverisë ruse vitin e kaluar, gati dyfish më shumë se në vitin 2008, kanë njoftuar zyrtarët.
Prokurori i Përgjithshëm i ushtrisë, Sergei Fridinski, theksoi se këto fonde kanë humbur si rezultat i tjetërsimit gjatë projekteve hulumtuese. Ai shtoi se gjashtë gjeneralë rusë janë arrestuar gjatë vitit të kaluar, nën akuzat për krime dhe mashtrim.
Kjo informatë u bë publike përkundër synimit të shprehur të presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedev, për të bërë prioritet luftën kundër korrupsionit.
Fridinsky theksoi se fondet janë zhdukur nga programi për ndërtimin e shtëpive për ushtarakët, të cilat nuk janë ndërtuar kurrë.
Në ndërkohë, nuk është përmirësuar as situata e rekrutëve në radhët e ushtrisë ruse.
Ushtria ruse njihet për keqtrajtimin e rekrutëve dhe ushtarëve të ri, disa prej të cilave kanë rezultuar me vdekje apo lëndime të rënda.
Fidinsky pranoi se keqtrajtimi i ushtarëve të ri ka vazhduar edhe gjatë vitit 2009, përkundër përpjekjeve të ushtrisë për të eliminuar këtë praktikë.