Një i mbijetuar pas 2 jave nën rrënoja (Video)

Trupat amerikane në Haiti kanë nxjerrë një burrë të gjallë nga rrënojat dy javë pas tërmetit që shkatërroi kryeqytetin e vendit, Port Au Prince, dhe shkaktoi deri në 200 mijë viktima.
Zyrtarët thanë se i mbijetuari, i cili kishte mbetur nën rrënoja dy ditë pas tërmetit, ishte i dehidratuar dhe kishte thyer njërën këmbë.
Një ekip ndërkohë po kërkon nën rrënojat e një universiteti me shpresën e gjetjes së studentëve të gjallë në bodrumin e tij.
Zonja e Parë e Haitit, Elisabeth Preval, ka apeluar për durim ndërsa shtohen kritikat për mënyrën se si qeveria haitiane reagoi ndaj katastrofës.
"Qeveria ka punuar përditë nga aeroporti- me ministrat dhe organizatat humanitare," tha ajo.
"Presidenti po punon 24 orë rresht, vazhdon të bëjë vlerësimin e dëmit, përpiqet të drejtojë ndihmat atje ku populli haitian ka më shumë nevojë.
Ministrat takohen përditë dhe presidenti po përpiqet mjaft që të përmirësojë koordinimin e ndihmave".