Formula 1, miratohet sistemi i ri i pikëve

Sipas sistemit të ri të Formula 1, do jenë 10 vendet e para që do të marrin pikë në një garë. Sipas kësaj renditjeje, vendi i parë 25 pikë, i dyti 18 për të vazhduar sipas renditjes me 15-12-10-8-6-4-2 dhe 1 pikë vendi i 10-të.
Gjithashtu do të ketë edhe disa ndryshime të tjera në rregullore. Pilotët do të startojnë garën me të njëjtin komplet gomash që përdorin në provat një ditë para garës, gjithashtu nuk do të lejohet edhe përdorimi i difuzorëve dysh, një element teknik që i dha titullin sezonin e shkuar skuadrës Brawn GP. Sezoni i ri 2010 do fillojë më 14 mars me çmimin e madh të Behreinit.