Pelosi: Kompanitë e prodhimit të automobilave të reformohen
Uashington (start)-Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, deklaroi dje në një konferencë shtypi se tri kompanitë e mëdha të prodhimit të automobilave duhet të reformohen për të përfituar ndihmën publike të parashikuar nga demokratët në Kongres."Kjo ndihmë për prodhuesit e automobilave duhet të shoqërohet nga kushte shumë rigoroze"-deklaroi ajo, duke shtuar se ishte e nevojshme të përdoreshin teknologji të reja për prodhimin e automjeteve që konsumojnë më pak karburant.
"I themi industrisë së automobilave: 'nuk jeni vetëm ndërmarrje të lira, jeni një industri në një vend', deklaroi ajo duke shtuar: "Suksesi juaj është i rëndësishëm për fatin e industrisë së vendit tonë. Është e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare".
"Një gjë është e sigurt, kështu nuk funksionon", tha ajo duke aluduar për situatën fatale të tre kompanive të mëdha amerikane, General Motors, (GM), Ford dhe Chrysler.
"Pra, i kërkova përfaqësuesit Frank Barney, kryetar i komisionit të shërbimeve financiare, të përgatisë një projektligj", shpjegoi Pelosi.