E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët somalezë rrëmbejnë një anije greke

Mogadishu (start)-Një tjetër anije është sekuestruar nga piratët somalezë, të cilët duket se nuk po ndalen në rrëmbime të tilla, që i sjell shumë fitime. Kësaj here, fatin e ka pasur një anije greke. Piratët rrëmbyen anijen, pavarësisht pranisë së madhe të flotës ndërkombëtare pranë brigjeve të vendit të tyre, deklaroi sot një grup detarësh.Pak ditë më parë, piratët kapën në mënyrë spektakolare një anije naftëmbajtëseje saudite që transportonte naftë me një vlerë prej 100 milionë dollarësh, që konsiderohet edhe si sekuestrimi më i madh në histori.

Ky ishte sulmi më i fundi në një seri të tillësh të kryera këtë vit nga piratët somalezë që kanë rritur kostot e sigurimeve dhe kanë detyruar disa kompani lundrimi të ndryshojnë itinerarin e tyre, si dhe kanë nxitur një reagim ushtarak të paprecedent nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

"Piratët po i dërgojnë një mesazh botës se 'mund të bëjmë gjithçka që duam, mund të mendojmë për të papërfytyrueshmen, mund të bëjmë të papriturën'", deklaroi Andrew Mwangura, koordinatori i Programit të Asistencë për Lundërtarët e Afrikës Lindore, për agjencinë Reuters në Mombasa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›