Xhorxh Lukas, "perandori" i "Star wars" dëshiron kinemanë e autorit
18/05/2005 Kanë 2005
Pas prezantimit të episodit të fundit të filmit të tij "Star wars", në Festivalin e Kanës regjisori Xhorxh Lukas ka kritikuar perandorinë amerikane të filmit dhe ka shprehuar dëshirën që kinemaja duhet të shkëputet nga aspekti komercial dhe të drejtohet nga kinemaja e autorit, fakt që nuk i ka shpëtuar medias franceze, e cila ka komentuar se "kur arrin majat e një sistemi, është urtësi të dish të ndalesh, ose të merresh me gjëra të tjera". Me rastin e prezantimit të pjesës së fundit të opusit të sagës së tij ndërgalaktike, Xhorxh Lukas ka konfirmuar për gazetën "Le Monde" se, historia e tij me "Luftën e yjeve" kishte përfunduar dhe se ai do të shkonte me "pushime" për një kohë të gjatë. Programi i këtyre "pushimeve", gjithsesi përmbante edhe fazën përgatitore për një episod të ri të Indiana Xhons dhe krijimin e një seriali televiziv "Lufta e yjeve" (goxha pushime). Por, pavarësisht nga këto "pushime" të gjata, por tepër aktive, Lukas ka shprehur dëshirën për të realizuar "filma autori, më eksperimentalë. Histori më emocionale dhe me pak personazhe. Kam me dhjetëra ide në kokën time, të cilat i akumuloj prej më shumë se 40 vjet", duke pohuar për "Le Monde" se ka fituar shumë lekë, për të financuar filma, edhe pse mund të humbasësh. "Kam diçka për të bërë, në këta dhjetë vjet që pasojnë, pasi do të jem vetëm 70-vjeçar". Vetëm pak ditë më parë, më 14 maj, regjisori që "tronditi" botën me epopenë e tij ndërplanetare "Lufta e yjeve", që midis të tjerash i solli të ardhura kolosale, festoi 60-vjetorin e tij të lindjes. "Me pak fat, në rast se filmat e mi do të ecin mirë, mund të vazhdoj të punoj deri kur të jem 85-vjeçar...", ka pohuar Lukas. Financiarisht, kjo dëshirë është plotësisht e mundur, pasi saga 30-vjeçare e "Luftës së yjeve" ka mbledhur 3.4 miliardë USD, shumë që nuk duhet të harrojmë t'i shtojmë edhe 9 miliardë USD të përfituara nga shitja e produkteve, që lidheshin ngushtë me filmin dhe personazhet e tij, ku përfshihet industria e lodrave për fëmijë, video-games, libra etj. Por, natyrisht, edhe buxhetet e tij kanë qenë "ndërgalaktikë", madje paranoikë, ndoshta jo që në fillim të karrierës së tij, por më pas, kur suksesi i tij komercial ishte një fakt i pakundërshtueshëm. Dyndja e gazetarëve në konferencën e dhënë për shtyp, në Kanë, ishte kaq e madhe, sa rreth 100 prej tyre mbetën jashtë salle.