Natasha Lako

18/05/2005 "Lëkura e ujit", vëllimi më i ri poetik i Natasha Lakos, botimet "Toena", ka risjellë traditën e recitimit të poezive, por edhe një mënyrë krejt origjinale për të promovuar poezitë e saj të zgjedhura, në të cilat përfshihet edhe cikli i krijimeve të reja me mbi 40 poezi, vetëm pak kohë pas daljes në treg
Natasha Lako, për më se tridhjetë vjet pa ndërprerje, ka lundruar në rrjedhat e poezisë shqipe. Të jesh prezent për një kohë kaq të gjatë në letërsinë artistike, e për më tepër në fushën e poezisë, tregon qartë vlerat e padiskutueshme artistike të poetes. Me botën e saj të pasur shpirtërore, të cilën e shpreh në vargje, Lako, paralelisht shpreh edhe përjetimet individuale, por të gërshetuar ngushtë me problematikat dhe vështirësitë e shoqërisë sonë. Për të promovuar këtë vëllim përmbledhës poetik, dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua një takim poetik, jo thjeshtë për ta bërë publik vëllimin me poezi "Lëkura e ujit", por edhe për të rikthyer një traditë të vjetër, atë të recitimit të poezive, e në këtë rast ato të poetes Lako, ku ishin të pranishëm krijues, artistë, por edhe miq e dashamirës jo vetëm të autores, por edhe të poezisë. Në fjalën përshëndetëse, drejtuesi i botimeve "Toena", Fatmir Toçi, u shpreh se ideja e këtij takimi me poezinë ishte një ide jo vetëm e botuesve, por edhe e vetë autores dhe bashkëshortit të saj, në kuadrin e kolanës poetike, që shtëpia e tij botuese ka inicuar kohët e fundit, "ku po hyjnë poetët më të spikatur të letërsisë shqipe, pa përjashtuar aspak as poetët e dhjetëvjeçarit të fundit". Moikom Zeqo, midis të tjerash ka vënë në dukje se, Natasha Lako "është një poete shumë e rëndësishme e letrave shqipe, një ndër më të spikaturat, për të cilat duhet folur shumë seriozisht, pasi edhe si krijuese, ajo ka qenë gjithmonë emblema Lako. Ajo krijoi profilin e vet modern, një profil që të habiste për kohën që jetonim, të cilin e ruan pa asnjë mëdyshje edhe në ditët tona, duke qenë kështu poetja më moderne dhe më e spikatur e letërsisë sonë..., dhe me këtë përmbledhje ajo nuk ka vetë të drejtën të thotë 'unë jam', por në rast se do të përkthehej në gjuhë të huaja, do të kuptohej fare qartë se është një ndër poetet më të spikatura në gjithë Ballkanin", vuri në dukje midis të tjerash Zeqo. Ndërsa vetë poetja Lako, shumë e emocionuar, u shpreh se te "Lëkura e Ujit", "përmblidhet jo vetëm krijimtaria ime, por edhe lidhje e qëndrueshme dhe e vazhdueshme me publikun". Më pas, aktori Vasjan Lamaj recitoi disa nga poezitë e Lakos për të pranishmit.
Tërheq vëmendjen fakti i konstatuar edhe nga kritika letrare, se krijimtaria artistike e Lakos në vitet e fundit, jo vetëm që nuk është zbehur aspak, por përkundrazi, është pasuruar gjithmonë e më tepër, duke ruajtur me besnikëri karakterin e saj lirik. Poetja përpiqet të ecë paralelisht me kohën, pa asnjë kompleks, të prezantojë individualitetin e vet, të lidhur organikisht me kushtet e reja shoqërore e historike, nëpër të cilat ka kaluar dhe vazhdon të rrugëtojë shoqëria shqiptare në periudhën tranzicionale, sikundër thuhet rëndom. Kjo përmbledhje e poetes Lako, prezanton para lexuesit krijimet e saj më të mira poetike, të cilat jo vetëm i kanë rezistuar kohës, por komunikojnë më së miri dhe me lexuesin e ri të ditëve tona. "Lëkura e ujit", pjesa e fundit e kësaj përmbledhjeje, ka në vetvete edhe poezinë me të njëjtën titull, e cila i ka dhuruar edhe titullin këtij vëllimi, ndërsa ndërtimi i gjithë përmbledhjes është bërë sipas kriterit kronologjik, një mënyrë që mundëson të njohësh rrugëtimin e "mundimshëm" të evoluimit poetik të saj ndër vite.
Gjithësia e quajtur grua
Në parathënien e këtij vëllimi poetik, prof.Agim Vinca ka veçuar midis të tjerash edhe faktin se, poetja është njëkohësisht grua, nënë, krijuese e natyrshme, në vizionin e saj, gruaja është sinonim i bukurisë, mirësisë, dashurisë dhe harmonisë. "Robert Elsie, në veprën 'Historia e letërsisë shqipe', duke folur për poezinë e Natasha Lakos, thotë se ajo nuk është vetëm poete grua, por edhe poete e gruas. Gruaja është pa dyshim një nga temat qendrore të lirikës së Lakos. Për më tepër, ajo është një shenjë dalluese e poezisë së saj; një mit. Njëra nga përmbledhjet e saj titullohet 'E para fjalë e botës'. Fjala e parë që shqipton fëmija në jetë, posa nisë të flasë, është fjala nënë. Kështu disi thuhet në vjershën hyrëse të këtij libri. Në një vjershë tjetër, që mban titullin 'E para', artikulohet ideja se gruaja është ajo që i ndien e para të gjitha në këtë botë; ardhjen e pranverës, rënien e gjethit të vjeshtës, thinjën në flokë, shkrirjen e dëborës, vajin e foshnjës, lindjen e dashurisë, sikundër dhe fikjen e saj. Në frymën e traditës më të mirë të poezisë shqipe (naimiane-çajupiane-lasgushiane), gruaja në vizionin e kësaj poeteshe është sinonim i bukurisë, i mirësisë, i dashurisë dhe harmonisë. Gruaja për të cilën shkruan Lako, nuk është vetëm gruaja amvisë, por edhe gruaja intelektuale, krijuese, artiste. Një 'artiste' e tillë është heroina e poezisë 'Erë borziloku', ose rrëfimi për atë që më tregoi përrallën e parë, që është ndër krijimet e veçanta e më të realizuara poetike të Natasha Lakos. Ky është krijimi më i gjatë poetik i përfshirë në këtë përmbledhje, mbase i tërë opusit krijues të gjatësisë (rreth 130 vargje), por edhe duke u nisur nga përbërësit e tij ideomatikë e kompozicionalë, se ka strukturën e një poemthi lirik. Duke folur për strukturën e poezisë lirike, teoricieni i njohur gjerman, Kajzer, thotë se lirikës i përgjigjet stili i evokimit. Mbi këtë parim mbështetet me a pavetëdije, edhe kjo vepërz e bukur poetike, e cila i dedikohet personit, që folësit të saj ia ka rrëfyer përrallën e parë në jetë", thekson midis të tjerash prof.Vinca.