E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, do të ndryshohen tekstet e Historisë e Gjeografisë

“Shpallja e Republikës se Kosovës si shtet sovran e i pavarur do të pasqyrohet në librat shkollorë në vendin tonë sipas një urdhri të posaçëm të Ministrit të Arsimit. Në porosinë për librat e reja të Historisë e Gjeografisë të vitit shkollor 2008-2009 (Altertekst 2008) kusht për certifikim do të jetë pasqyrimi i kësaj ngjarje me rëndësi madhore për Kosovën, Shqipërinë, Europën dhe botën. Për këtë botuesit do të marrin nga BOMIT udhëzime për ndryshimet përkatëse në programet lëndore. Në lëndën e historisë është e nevojshme që ngjarjet të shtrihen deri në datën 17 shkurt 2008, përfshi dhe Pavarësinë e Kosovës dhe të pasqyrohen në programin e Historisë së klasës së 8, 9 në arsimin bazë dhe Historisë të vitit të 3 dhe 4 në shkollat e mesme. Në lëndën e Gjeografisë duhet të ndryshohen teksti i Gjeografisë i klasës 7 e 9 në arsimin bazë dhe Gjeografia e vitit të katërt të shkollës së mesme.

21 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›