Kosovë, nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë
PRISHTINë- Vitin e ardhshëm Kosova ka në axhendë regjistrimin e popullsisë, i munguar prej 30 vjetësh, që vlerësohet një nga projektet e mëdha të realizuara pas pavarësisë. Ky proçes do të mbahet nga 31 marsi deri me 15 prill 2011.
Nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike, Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Entit të Statistikës të Kosovës, i cili funksionon në kuadër të kësaj ministrie u mbajt dje takimi i parë me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës mbi përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, ekonomive Familjare dhe Banesave.
Ministrja e sapoemëruar e MAP-së, Edita Tahiri e vlerësoi procesin e regjistrimit si një projekt madhor me rëndësi nacionale, por edhe sfidë njëkohësisht.
“Regjistrimi do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve tanë në vitin 2011, që në fakt është një instrument esencial për politika, planifikime dhe vendimmarrje efektive në të mirë të mirëqenies së qytetarëve”, theksoi ajo.
Detajet teknike dhe profesionale të këtij procesi i ka paraqitur Kryeshefi Ekzekutiv i Entit të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili ka dhënë edhe sqarimet e nevojshme për kryetarët e komunave.
Ekpertët e demografisë vlerësojnë se numri i kosovarëve eshte më se 2 milionë e 700 mijë - rreth 2.200.000 banorë brenda Kosovës (rezidentë) dhe rreth 500.000 jashtë vendit.
Shifrat janë të përafërta, për shkak se në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të plotë të popullsisë që nga vitit 1981.
(e.n/ata/BalkanWeb)