E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shkatërrohet një bandë krimnale, kapen 160 mijë USD falso

21/03/2005  Drjetoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, ka vënë në pranga katër pjesëtarë të një bande të dyshuar se ushtronte aktivitet kriminal në Kosovë dhe në vendet fqinje të rajonit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Prishtinës. Mësohet se janë kapur katër pjesëtarë të kësaj bande si dhe janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, më shumë se 160 mijë dollarë në kartmonedha të falsifikuara. Mësohet se oficerët e policisë kanë kontrolluar disa banesa në rrethinat e Prishtinës dhe në rajonin verior të Mitrovicës. Së bashku me paratë, policia ka gjetur edhe dokumente të falsifikuara duke përfshirë pasaporta dhe patenta makinash. Policia thotë se kishte disa muaj që hetonte dhe operacioni është zhvilluar pas informacioneve të sigurta që implikonin të arrestuarit si pjesëtarë dhe organizatorë të kësaj bande. Sipas policisë në banesat ku është ushtruar kontroll, janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa armë zjarri të cilat mendohet se mund të jenë përdorur nga kjo bandë e organizuar kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›