Si shëroheshin njerëzit në antikitet

21/03/2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka urdhëruar që prodhimi i medikamenteve të ketë bazë bimore
Shumë prej këtyre recetave nuk kanë sot efekt, pasi dhe vetë organizmi i njeriut ka evoluar
Mjekësia e sotme botërore ka një prirje strategjike për të kaluar drejt burimeve natyrore me më shumë kërkime për prodhimin e medikamenteve të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka dërguar ekipe në vende të ndryshme të kontinenteve, për të studiuar metodat empirike të përdorura prej shekujsh në trajtimin e nosologjive të ndryshme, duke i kaluar këto metoda në nivelin laboratorik të studimeve.
Barna me bazë bimore
Mes bimëve dhe medikamenteve që përdoren në 300 recetat e mjekësisë greke të shkruara nga mjeku popullor grek Jiminasios Llavriotis, lëvorja e drurit, të një lloji bredhi, taxus breviola që rritet në Kanada, ky medikament sigurisht i përpunuar, me emrin taxol, përdoret edhe sot për trajtimin e kancerit të ovareve dhe të melanomes malinje. Ndërsa hirudina sintetike, që për vitet në vazhdim është vënë në linjën e prodhimit industrial nga firma e njohur zviceriane ciba-geigy, është kopje e hirudinës natyrore, që prodhohet nga shushunjat(hirud medicinalis) dhe që përbën preparatin antikoagulant model, thotë mjeku popullor Arqile Boti. 300 recetat e mjekësisë së lashtë popullore greke, janë të mbledhura dhe të eksperimentuara për njëkohë të gjatë në natyrë e në bashkëveprim me të, nga murgjit e Malit të Shenjtë,(Ajion Oros) dhe të grumbulluara e të përpunuara nga Jimnasios Llavrioti.
Shumë receta nuk kanë efekt sot
Por, shumë nga këto receta nuk mund të përdoren sot, nuk kanë efekt, dhe kjo për disa arsye, por më kryesorja është “evoluimi” i trupit të njeriut.
Organizmi i njeriut ka pësuar shumë ndryshime, ka evoluar në përbërje, zhvillim, metabolizëm, përvetësim, thotë përkthyesi i recetave të antikitetit, Vangjel Llazari. Ndryshime ka pësuar dhe bimësia, nga vendi në vend, nga koha në kohë, brenda llojeve dhe specieve. Efekti i një recete varet dhe nga individualiteti i njeriut, në varësi të kushteve të jetesës, vendit, moshës, seksit, trashëgmnisë dhe mentalitetit. “Për shembull, nuk mund të përdoret në sasi, në përbërje e kohë, një recetë me këto barëra, për një të sëmurë nga stomaku, që ka qëndruar gjithë jetën në natyrë, p.sh. bariu, dhe të një njeriu delikat që ka punuar në zyrë, në industri, etj., në qytet, më larg kushteve direkte të natyrës.
E mira e një recete bimore
300 recetat e antikitetit dhe të tjera receta si këto, kanë një të mirë, janë një udhëheqës praktik për luftimin e shumë sëmundjeve me barëra dhe prodhime direkte të natyrës, nga prej e kanë burimin dhe ilaçet e përpunuara nga industria farmaceutike, një pjesë e të cilave, sidomos antibiotikëve, krahas vrasjes së mikrobeve, “vrasin” dhe jetën me dëmet anësore që i sjellin organizmit të njeriut.
Parandalimi i sëmundjeve, me e mira
Sipas babait të mjekësisë, Hipokratit, më e mira është mjekimi i sëmundjeve me anë të dietës ushqimore dhe në këtë rast, pas medikamenteve farmaceutike, vend parësor zë edhe mjekësia popullore, me barërat direkte të natyrës, të përdorura, natyrisht, sipas udhëzimeve të eksperimentuesve të tyre.
Të përdorura në antikitet
Disa nga recetat më të çuditshme
Për azmën
Marrim një lugë pluhur nga gur qelibari (si kimbullorja e tespijeve) të thërmuar, një lugë miell gruri dhe një lugë kafe. Këto i përziejmë me pak ujë dhe brumin e bëjmë hape (kokrra) të vogla. Nga këto kokrra, asmatiku pi tre herë në ditë.
Hemoragji nga hundët
Pjekim vezë oktapodi, i shtypim dhe i bëjmë pluhur. Pluhurin e ziejmë dhe e pijmë në formë kafeje duke zëvendësuar kafen e zakonshme.
Dhimbje e nervave të syrit
Lajmë sytë me urinën e lopës. Pas kësaj, ziejmë gjethe trëndafili dhe më këtë ujë lajmë sytë, ndërsa fletët i lidhim në mbrëmje në sy.
Fryrje e stomakut
Marrim 100 gram katran e hedhim në tigan, mbi të hedhim pluhur të bërë nga guaskat e detit, të cilat i shtypim mirë derisa të imtësohen dhe pastaj i hedhim mbi katran. Këtë përzierje pasi e shkrijmë në tigan, e lëmë të ftohet, e bëjmë si brum dhe e vendosim mbi stomak nga jashtë dhe në mes, për dy net rresht.
Kapsllëku
Ziejmë mustaqe misri dhe nga lëngu pimë nga një gotë uji në mëngjes, drekë dhe darkë.
Rërë në veshka
Marrim 500 gramë majdanoz, 500 gramë selino, 1 kg nenexhik të egër, 100 gr pendanuri, (farë lule dielli). I zjejmë mirë dhe lëngun e kullojmë me një merle të hollë. Nga ky lëng i sëmuri pi çdo mëngjes, drekë dhe darkë nga një filxhan para buke.
Gurë në veshka
Marrim 1 kilogram majdanoz (siç është me rrënjë, degë dhe gjethe). E lajmë, e ziejmë dhe prej këtij lëngu pimë nga një gotë uji çdo mëngjes e darkë për një javë rresht.
Epilepsia
Therrim një zogë pule, e ndajmë në dysh, gjatazi dhe mbasi i heqim shpejt e shpejt të brendshmet e vendosim ashtu me gjakra e të ngrohtë si kapuç në kokën e të sëmurit dhe e lëmë derisa të ftohet. Këtë e përsërisim tre herë, por veprimi duhet bërë me shpejtësi për çdo rast. (Kjo recetë përdoret më shumë në fëmijët epipleptikë e më rrallë në të rritur).
Zakonet e grave
(Kur janë të shpeshta)
Ziejmë një sasi vere, rrënjë dardhe, dhe pasi e kullojmë, me atë ujë bëjmë kafe dhe e pimë pa sheqer.
(Kur vonojnë të vijnë)
Ziejmë 100 gr lesh të palarë, 100 gr lëkurë mani të butë, 100 gr bishtkali, 100 gr rrënjë manafere, 50 gr lëvozhga qepe dhe dy kokrra farë selvije (qiparisi) në dy litra ujë. Pasi e kullojmë këtë përzierje, lëngun e pimë nga një gotë uji çdo mëngjes.
Impotenca
1.Mospërdorimi i alkoolit
2.Përdorimi i sherebelës në formë çaji 2 herë në ditë për 30 ditë rresht
3. Ushqim me përmbajtje proteinash si bulmet, mish (mashkullor), peshk, vezë, etj.
4. Një përzierje e tillë:
Një lugë limoni, një lugë vaj ulliri, një lugë gjelle mjaltë, 2-3 kokrra arra,pak pluhur karafili e pak piper të zi. Lëndët e mësipërme hidhen në një gotë, përzihen mirë dhe pihen esëll një orë para ngrënies së mëngjesit. Larg ambienteve që prishin humorin.