E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të sigurojmë pension kur nuk jemi në punë

21/03/2005  Mund të sigurohesh dhe për vitet kur ke punuar dhe ke neglizhuar të sigurohesh

Quhet sigurim vullnetar sepse cdo kush që punon dhe nuk ka sigurime apo ka periudha të pambuluara me sigurim mund të përfitojë. Ata që kanë nxituar të përfitojnë nga kjo skemë janë emigrantët të cilët mund të paguajnë një herë në vit sigurimin vullnetar duke përfituar pension në fund të 35 vjetëve edhe pse nuk kanë punuar ndonjë herë në Shqipëri

Të jesh i punësuar në tregun informal pa “ merituar” sigurime sot e ka një zgjidhje. Sigurimet Shoqërore duke menduar se beteja kundër sektorit informal do të jetë një luftë e gjatë, kanë vendosur ti japin mundësi punëmarrësve të sigurojnë vetveten. Edhe pse pretendohet se sigurimet janë të detyruhsme duket se për pjesën më të madh të punëdhënësve të sektorit privat, nuk ka asgjë që ti detyrojë. Përballë kësaj situate, Sigurimet Shoqërore kanë hedhur në tregun e punës por dhe në tregjet e tjera jashtë vëndit, ofertën e sigurimit vullnetar.Quhet sigurim vullnetar sepse cdo kush që punon dhe nuk ka sigurime apo ka periudha të pambuluara me sigurim mund të përfitojë. Ata që kanë nxituar të përfitojnë nga kjo skemë janë emigrantët të cilët mund të paguajnë cdo muaj sigurimin vullnetar duke përfituar pension në fund të 35 vjetëve edhe pse nuk kanë qënë fare prezent në Shqipëri. Skema aktuale e sigurimit vullnetar njeh të drejtën që personat të mbulojnë vullnetarisht periudhën e pambuluar nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Duket se brenda kësj skeme Sigurime Shqoërore kanë menduar të japin të gjitha obsionet mundshme. Kështu brenda sigurimit vullnetar mund të përfitosh jo vetëm pension pleqërie por dhe pension familjar apo invaliditeti. Personat e interesuar kanë disa nivele sigurimi nga minimal deri tek ai maksimal. Miratimi i ligjit për pensionet suplementare, i ka dhënë mundësi skemës së sigurimit vullnetar të ketë dhe obsionin e sigurieve plus, atyre që paguan punëdhënësi. Kështu skema parashikon zgjerimin vullnetar të sigurimit për të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit për të siguruar përfitime që nuk mbulohen nga skema e detyrueshme si aksident në punë dhe sëmundje. Por kjo mund të ndodhë vetëm pasi ka paguar një vit sigurimet në skemën e detyrushme. Skema aktuale e sigurimit vullnetar njeh të drejtën për të vazhduar sigurimin e mëparshëm të detyrueshëm në kushtet e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike. Të dhënat nga Sigurimet Shoqërore tregojnë se pjesa më e madhe e anëtarëve të sigurimit vullnetar janë emigrantët dhe të punësuarit në tregun informal. Dëshira për të patur të sigurtë pensionin për vitet e pleqërisë , ka bërë që kjo skemë të jetë më e frekuentueshme pikërisht për pensionin e pleqërisë. Ndëkaq ata që pretendojnë të marrin pension më të lartë duke u angazhuar në të dyja skemat janë të rrallë. Vetëm 5 për qind e të siguruarve në këtë skemë kanë pranuar të paguajnë për sigurime plus. Ndonëse në sigurimin vullnetar janë krijuar mundësitë për sigurim në rast aksidenti në punë, aktualisht nuk evidentohet anëtarë në skemën vullnetare.Mund të thuhet se ky lloj sigurimi është i pafrekuentueshëm dhe në skemën e sigurimit të detyrushëm ku shumicën e ka pensioni i pleqërisë. Kështu duket se i gjithë përfitimi i skemës vullnetare qëndron tek pensioni i pleqërisë nga i cili janë të përjashtuar rreth 60 për qind forcave të afta për punë.

Sa paguhet për sigurimin vullnetar

Për tu regjistruar në skemën vullnetare të sigurimit, është e nevojshme të paraqitesh vetë në zyrat e Sigurimeve Shoqërore. Punonjësit e sigurimeve kërkojnë që cdo individ që ka dëshirë të sigurohet duhet të paraqesë pranë nëpunësve të sigurimeve në të gjitha rrethet vetëm një certifikatë lindje. Mbas paraqitjes së këtij dokumentacioni qytetari lidh një marrveshje me nëpunësin e autorizuar për këtë qëllim dhe kryen pagesat pranë agjencive bankare apo zyrave postare.

Pas kësaj personat mund të vendosin vetë në se duan të paguajnë cdo muaj ose një herë në vit. Pagesat e kontributeve ndryshojnë me indeksimin e pagave në sektorin shtetëor.Kështu pas rritjes së pagave në korrik kontributi vullnetar u bë 37116 lekë nga 30 mijë që ishte më parë. Në varësi të kësaj shume luajnë dhe kontributet për periudha më të gjata kohore. Kështu pagesa për një vit shkon tek 40 mijë lek në vit. Për të rritur interesin e të siguruarve në këtë skemë , Sigurimet Shoqërore aplikojnë ulje tarifash për ata që parapaguajnë për sigurimet e tyre. Personat të cilët parapaguajnë kanë edhe zbritje në shumat e paguara. Sipas uljeve të aplikuara nga Sigurimet Shoqëror, peesonat që parapaguajnë për 3 muaj sigurimet përfitojnë një ulje prej 2 për qind. Më e lartë është kjo ulje për ata që janë të gatshëm të paguajnë një sigurimn e gjashtë muajve duke pëfituar 5 për qind dhe duket se ulja më e lartë është për ata që paguajnë 1 vit paradhënie. Në statistikat e Sigurimeve Shoqërore rezulton se kjo është forma më e preferuar e pagimit për emigrantët. Ulje e shumës vjetore dhe pagim vetëm një herë në vit, është obsioni më i mirë për të gjithë ata që janë të punësuar jashtë shtetit dhe ju njihen vitet e punës pa qënë fare në Shqipëri.

Sigurimi mujor

37 116 lekë

Sigurimi gashtë mujor

20 400 lekë

Sigurimi vjetor

40 810 lekë

Sigurimi vullnetar

Pension pleqërie

Pension familjar

Pension invaliditeti

Ulje për parapagimet

Tre muaj 2 për qind

Gjashtë muaj 5 për qind

Një vit 10 për qind

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›