E Hënë, 2 Nëntor 2026

Objekti atentatit ish-zyrtari i policisë që drejtoi operacione kundër bandës

21/03/2005  Fillimisht policia dhe prokuroria hodhën dyshimet se atentati i dështuar kishte pasur si objekt nënën e inspektorit të krimeve të ekzekutuar nga “Banda e Lushnjës”, Klenti Banos. Kjo, pasi ajo para disa javësh dëshmoi në gjykatë kundër të akuzuarve. Por ky dyshim më pas u zbeh pasi e moshuara jetonte e vetme dhe tashmë ajo e kishte dhënë dëshminë e saj. Për këtë shkak u hodhën dyshimet se atentati mund të kishte qenë drejtuar kundër një ish-zyrtari të policisë i cili kishte udhëhequr disa operacione kundër “Bandës së Lushnjës”. Nga burimet e prokurorisë mësohet se ish-zyrtari i policisë është pyetur në mënyrë operative dhe rezulton që ai të ketë qenë objekti i dyshuar i atentatit. Për këtë shkak të dy objekteve të dyshuara të atentatit, u janë vendosur masa sigurie për jetën, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›