Specialistët e BG&R, vëzhgojnë nga afër mitingun e opozitës
21/03/2005 Mitingu i djeshëm i PD-së, është vëzhguar nga afër nga specialistët e kompanisë Amerikane të Zgjedhjeve BG&R , kompani e cila do të menaxhojë fushatën elektorale të opozitës. Specialistët e kësaj kompanie nuk kanë pranuar të prononcohen për median, ndërsa burime në PD shprehen se specialistët e BG&R, kanë ardhur në Shqipëri të shtunën dhe se në muajt në vazhdim, do të vendosen përfundimisht në Tiranë. Specialistët e BG&R, janë ata që menaxhaun fushatën elektorale të presidentit aktual amerikan Xhorxh Bush, në zgjedhjet e fundit presidenciale. Puna e kompanisë amerikane do të përqëndrohet kryesisht në hartimin e modelit të fushatës që do të ndjekë PD-ja, por gjatë kësaj kohe do të merret dhe me sondazhe në qytete të ndryshme të vendit, për të vëzhguar shanset që kanë kandidatët që garojnë nën siglën e PD-së. BG&R, ka menaxhuar zgjedhjet dhe në vende të ndryshme të botës, siç ishin zgjedhjet e fundit në Ukrahinë, ku kompania amerikane menaxhoi fitoren e partisë së Viktor Jushçenkos.