Mediu nuk pranon asnjë akuzë për Gërdecin
Nuk ka thënë asgjë para medias, duke u shmangur kështu me justifikimin se jemi në fazë hetimi. Por me gjithë këtë, deputeti pa imunitet, Fatmir Mediu, nuk ka pranuar asnjë lloj akuze që i është bërë në adresim të tij lidhur me ngjarjen e 15 marsit në periferi të Tiranës. Ashtu si dy ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për të dytën herë për të dhënë detaje të mëtejshme lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Mediu ka mbërritur në PP rreth orës 11:00 të ditës së djeshme dhe është larguar prej andej pas 3 orësh me një automjet tip “Benz” me targa TR 9617, i cili mendohet se mund të ketë qenë nën pronësinë e organit qendror të akuzës. Me sa duket, largimi i ish-ministrit me automjetin modest dhe jo me të famshmen “ML” fuoristradë me të cilën lëviz shpesh, është bërë për t’iu shmangur gazetarëve të shumtë që e prisnin në dalje të PP-së.
Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë thënë se Mediu është pyetur nga hetuesit e çështjes lidhur me përgjegjësitë që ka patsur ai vetë si ministër i Mbrojtjes në atë kohë. Për këtë, vetë deputeti republikan, Fatmir Mediu, nuk ka thënë asgjë para medias. Sipas tij, “çështja është ende në fazë hetimi dhe ndonëse nuk jam përgjegjës për asnjë lloj akuze që adresohet ndaj meje lidhur me ngjarjen e 15 marsit në periferi të Tiranës”. Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria bënë me dije se një nga oficerët e Policisë Gjyqësore që po merren me hetimin e çështjes së Gërdecit, është larguar nga detyra për të marrë një funksion tjetër më të rëndësishëm.
Arben Frashri është emëruar me detyrën zëvendësdrejtor në policinë e Qarkut Durrës. Kjo lëvizje e këtij të fundit ka ngjalluar mjaft debate në media, duke menduar se kjo lëvizje e oficerëve të policisë bëhet për të ngadalësuar hetimet rreth ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po kështu, burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë se ky i fundit mund të merret në pyetje sërish ditën e sotme në PP.
Seanca e parë pyetësorë në PP
Ish-ministri i Mbrojtjes ditën e parë në Prokurori ka mohuar çdo akuzë apo shkelje që dyshohen se janë kryer prej tij gjatë qëndrimit në detyrë si ministër i Mbrojtjes. Me anë të avokatit të tij, Petrit Seriani, ai është mbrojtur se çdo përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit e ka pasur Shtabi i Përgjithshëm dhe në aspektin teknik, veprimtarinë e montimit dhe demontimit, ndërsa detyrat dhe përgjegjësitë për licencimin e vendit të demontimit, kompanive që do ta bëjnë punën dhe transportin, janë pjesë e po këtij shtabi. Sipas burimeve nga akuza qendrore, thuhet se Mediu ka "akuzuar" komandantët dhe ish-zyrtarët e FA-së, në detyrë dhe jashtë saj se kanë pasur për detyrë të raportojnë zbatimin e urdhrit. Gjithashtu, Mediu ka këmbëngulur se çdo ushtarak, kur është në fuqi drejtuese, nuk mund të mos jetë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Po kështu, deputeti republikan ka thënë se shefi i Shtabit kishte dijeni për atë që po ndodhte në Gërdec dhe i takonte atij të merrte masa parandaluese. Lidhur me këtë, Mediu i ka mëshuar faktit se “dua të ritheksoj se ministri është ministër politik dhe as ushtarak apo shofer, dhe s'ka si të ketë njohuri për rregullat e demontimit”.