E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: “Berisha të largohet, pengon



Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e cila ka qenë përfaqësuesja e vetme e opozitës shqiptare në Samitin e Bukureshtit, vlerësoi marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë për në NATO. Leskaj tha se 3 prilli është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, por duhet një punë shumë e madhe në ditët në vazhdim për të thelluar dhe realizuar reformat e kërkuara. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së vlerësoi rolin e opozitës për marrjen e ftesës së anëtarësimit, ndërkohë që ajo konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të PS-së dhe opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha.
“Ne do të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Berisha, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të mirë dhe një qeveri e mirë nuk shkakton tragjedi si ajo e Gërdecit”, - tha kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj.

5 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›