Kosta Trebicka, pistat e dyshimta të vdekjes aksidentale
I është mbyllur përfundimisht goja dëshmitarit kyç të Gërdecit. Dilemat e vdekjes misterioze të atij që guxoi të fliste për tregtinë e fishekëve
Luan Kondi
Tiranë - Vrasje e pastër, ekzekutim mafioz, apo aksident? Këto janë dilemat e vdekjes misterioze të Kosta Trebickës, njeriut që guxoi të bënte publike aferën korruptive të tregtisë së municioneve luftarake në Irak. Dëshmitarit kyç të hetimeve të aferës korruptive të trafikut të fishekëve nën siglën e demontimit në Gërdecin që u bë i njohur vetëm pas tragjedisë së 15 marsit të këtij viti, i është mbyllur përfundimisht goja. Hetimet janë përqendruar në mundësinë e ekzekutimit, ndërsa gjithçka për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes është marrë në dorë nga ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme. Policia lokale ka ruajtur me rigorozitet provat e vendit të ngjarjes, për t’u dhënë mundësi ekspertëve që u nisën me urgjencë me helikopter nga Tirana të këqyrin gjithçka, për të marrë sa më shumë prova shkencore që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Ambasada Amerikane po e ndjek me vëmendje ngjarjen jo vetëm për faktin që ai është qytetar amerikan, por edhe për arsyen madhore të dëshmisë që ai ka dhënë në prokurori për trafikun e municioneve luftarake menjëherë pas ngjarjes së Gërdecit. Madje, ambasada Amerikane ka dërguar edhe një nga njerëzit e saj në vendngjarje. Po ashtu kjo ngjarje vjen pas rritjes së presionit të palës amerikane dhe të opozitës nga ana tjetër, si dhe deklarimeve të djeshme të prokurores së Përgjithshme për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.
Nga ana tjetër, familjarët kanë hapur dyert e shtëpisë për të pritur njerëzit që shkojnë për të ngushëlluar për vdekjen e parakohshme të Kosta Trebickës.
Ngjarja
Ka qenë ora 14:00 kur dy fshatarë të Lekasit kanë gjetur në mes të rrugës që nis nga Voskopoja një njeri të shtrirë, kurse makina me të cilën mendohet se udhëtonte ai ndodhej rreth 30 metra më tej kufomës. Ata kanë njoftuar policinë nëpërmjet telefonit dhe kanë raportuar që në fillim se personi i panjohur e kishte kokën e çarë, madje ishte i shpërfytyruar. Një orë pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Korçës. Uniformat blu kanë kontrolluar dokumentacionin e automjetit dhe kanë arritur në përfundimin se kufoma i përkiste Kosta Trebickës, i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë “AEY” dhe “MEICO”-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit “Alba-Demil” në Gërdec më 15 mars 2008. Viktima mbante veshur rroba gjuetie, ndodhej larg makinës me ngjyrë të kuqe, tip “Nisan” me targa TR 8843 J. Deklarimi i parë nga vendi i ngjarjes ishte ai i ekspertëve vendorë që u përcollën mediave versionin e aksidentit, ku sipas këtij versioni policor, Trebicka duhet të kishte humbur kontrollin e automjetit dhe në ecje e sipër dhe është përplasur në tokë. Policia konfirmoi se nuk kishte asnjë shenjë të ekzekutimit me armë. Fuoristrada kabriolet, me të cilën udhëtonte Trabicka, u gjet e ndezur, 30 metra larg kufomës së tij, jashtë rrugës, jo në ndonjë terren të vështirë dhe me xhamin ballor të thyer.
Dyshimet
Duke iu referuar vendit të ngjarjes, mjaft dyshime janë hedhur nga ekspertë të pavarur, të cilët mendojnë se kemi të bëjmë me një vrasje, e cila mund të jetë kryer diku tjetër dhe trupi i pajetë mund të jetë hedhur në rrugën Voskopojë - Lekas. Sipas deklaratave të para, Trebicka kishte shkuar për gjah në zonën e Korçës, por nuk dihet se si aksidenti, sipas policisë, ka ndodhur në një zonë të zhveshur dhe aspak të vështirë për udhëtim. Nëse
Trebicka ka shkuar për gjueti, ajo zonë ku është gjetur i vdekur ka vetëm lepuj dhe për të gjuajtur ditën duhen zagarë, për të cilët nuk njoftohet të jenë marrë prej tij. Gjithashtu, nëse do të gjuante natën, nevojiteshin projektorë dhe po ashtu një tjetër njeri që të t’i mbante këta të fundit. Mjaft dyshues është mënyra dhe vendi ku është gjetur kufoma, pra në mes të rrugës. Sipas dëshmive, Kosta Trebicka nuk e ka frekuentuar kurrë atë zonë dhe madje asnjë nga hotelet e Voskopojës nuk e kanë pasur të regjistruar Kosta Trebickën si bujtës tek ta gjatë mbrëmjes së kaluar. Nëse kishim të bënim me një aksident, trupi i tij duhet të ishte poshtë makinës, ndërsa ndodhej në mes të rrugës!
Box
Pistat e hetimit:
1- Aksident automobilistik
2- Ekzekutim dhe më pas trukim i aksidentit
Aksident
Trebicka duhet të ketë humbur kontrollin e automjetit dhe në ecje e sipër është përplasur në tokë
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të zhveshur dhe aspak të vështirë për udhëtim
Nuk kishte asnjë shenjë të ekzekutimit me armë
Kufoma ndodhej në mes të rrugës, larg makinës me ngjyrë të kuqe, tip “Nisan” me targa TR 8843 J
Fuoristrada kabriolet u gjet e ndezur 30 metra larg kufomës, jashtë rrugës, jo në ndonjë terren të vështirë dhe me xhamin ballor të thyer
Dëmtimet në fytyrë dhe koka e çarë, shkaku enigmë
Aksidenti nga ndonjë defekt në makinë, apo lirime të frenave?
Gjuetia
Viktima mbante veshur rroba gjuetie
Zona ka vetëm lepuj
Për të gjuajtur ditën duheshin zagarë
Për të gjuajtur natën nevojiteshin projektorë dhe një tjetër njeri që të t’i mbante ata
Kosta Trebicka nuk e ka frekuentuar kurrë atë zonë
Asnjë nga hotelet e Voskopojës nuk e kanë të regjistruar Trebickën si bujtës gjatë mbrëmjes së kaluar
Ekspertët e Qarkullimit Rrugor
Mundësia teorike për të dalë nga makina në momentin e aksidentit është që gjithçka duhet të bëhet brenda 3 sekondave. Ndërsa praktikisht kjo nuk mund të realizohet. Përvoja e aksidenteve të tjera rrugore e tregon këtë, thanë për gazetën ekspertë të Qarkullimit Rrugor. Sipas tyre, edhe kur personi mund të dalë nga makina në momentin e aksidentit ai mund të marrë praktikisht vetëm një goditje dhe jo të shpërfytyrohet apo dhe të këtë kafkën të ndarë në dy pjesë. Për rastin konkret ekspertët mendojnë se mund të kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër.
Kosta Trebicka
Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nënshtetësisë amerikane ai jetonte në SHBA. Biznesmeni zbardhi në media skemën e aferës me armët e Ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.
Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane “AEY”, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë “EVDIN” me administrator Henri Tomein, kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.
13 Shtator 2008