Kozmetika politike dhe ndryshimi real
26/04/2005 Kongresi i sapombyllur i PD-së ka qenë, që në fillim ta themi, të paktën vizualisht një nga shfaqjet më spektakolare të politkës shqiptare, gjatë gjithë periudhës së deritashme të tranzicionit. Por, ajo çka është më me interes për opinionin publik, duke qenë se kemi të bëjmë me njërën prej dy forcave më të mëdha politike të deritashme në Shqipëri, është të kuptohet se cila është perspektiva e kësaj shfaqjeje politike dhe a është pikërisht PD-ja ajo që mund të marrë përsipër atë ndryshim që kërkohet sot në Shqipëri, për të përshpejtuar ritmet e integrimit të saj në BE? Nuk mund të vihet në dyshim fakti që PD-ja shpalosi në këtë kongres projektin e saj më të qartë dhe më ambicioz, të paparë ndonjëherë tjetër, me të cilin do të konkurrojë në zgjedhjet e pas dy muajve. Pikërisht ky projekt ambicioz i hartuar nga prurjet më të reja në PD (ai që quhet KOP) mund të konsiderohet e reja e parë dhe më kryesorja e shfaqur në këtë manifestim politik të demokratëve. Gjëja e dytë që mund të klasifikohet si një tjetër e re e këtij kongresi, ishte garancia verbale, të paktën deri tani, që lideri demokrat Berisha dha para shqiptarëve, se qeverisja e kryesuar nga vetë ai (nëse PD-ja do të vijë në pushtet) do të jetë një qeverisje “me duar të pastra”. Po t’i rendisim këto dy elemetë për nga rëndësia, ky i dyti është shumë më i rëndësishëm sesa i pari. Garancia e realizimit të një projekti, konsiderohet shumë më e rëndësishme sesa vetë projekti, për arsye se sot në Shqipëri problemi nuk ka ngecur aq te projektet e hartuara, sesa te besueshmëria e njerëzve për t’i realizuar ato, pra, më shkoqur ta themi, Shqipëria nuk ka vuajtur aq shumë nga mungesa e projekteve sa nga moszbatimi i tyre, nga shpërdorimi i fondeve të akorduara për realizimin e tyre.
Pyetja e parë që shtrohet pas kongresit të demokratëve është se sa do të jetë në gjendje Sali Berisha që në postin e kryeministrit të ardhsëm të Shqipërisë të garantojë një qeverisje pa korrupsion, ose me shumë më pak korrupsion se tani? (Nëse shqiptarët do të ishin të sigurtë se ky premtim do të realizohej, pa asnjë dyshim që PD-ja do të ishte e garantuar në pushtetin e ardhshëm, qoftë edhe për të vetmen arsye se krahu tjetër nuk e ka një garanci të tillë). Pavarësisht nga gabimet e mëdha që ka bërë gjatë qeverisjes së tij të mëparshme, një pjesë të të cilave i ka pranuar, Berisha është një nga politikanët shqiptarë pothuajse i paakuzuar dhe i papërfshirë në afera korruptive. Në këtë kuptim, garancia e parë për të realizuar një qeverisjeje të paralajmëruar, pra “me duar të pastra”, është vetë zoti Berisha. Dakord deri këtu. Por, kjo gjë do të ishte krejt e pamjaftueshme për ta siguruar një qeversje të tillë. Mjafton të përmendim një argument të vetëm: Berisha ishte në krye edhe të qeverisjes së PD-së edhe në vitet ‘92-’97 (pavarësisht se në postin e Presidentit, kjo gjë dihet tashmë), por nuk arriti të sigurojë një qeverisje të pakorruptuar, madje pikërisht kjo, ishtë periudha kur korrupsioni në Shqipëri filloi të shtrinte me shpejtësi tentakulat e tij, pavarësisht se vetë zoti Berisha ishte, siç i themi popullorçe, i ndershëm. Qeverisja e pakorruptuar, në një sistem të tillë të hapur dhe të ndëruara mbi ligje demokratike, nuk mund të garantohet nga një njeri i vetëm, sado i ndershëm dhe sado i impenjuar të jetë ai. Kjo për vetë faktin se institucionet më kryesore në këto lloj sistemesh janë të pavaruara nga njëri-tjetri dhe se ndërhyrja në to është shkelje në vetvete. Nga ana tjetër, asnjë institucion nuk mund të garantojë i vetëm një qeverisjë “me duar të pastra”. Sado i ndershëm dhe i fuqishëm të jetë një kryeministër, nuk mund të parandalojë korrupsionin, nëse institucionet e drejtësisë janë të korruptuara dhe nuk funksionojnë në nivelin e kërkuar, nëse parlamenti nuk arrin të miratojë ligje, të cilat vihen në funksion të ndërtimit në vetvete të një sistemi antikorruptiv. Në rastin konkret, edhe sikur të vijë në pushtet, Berisha, pra, s’mund të luajë më rolin edhe të kryeministrit edhe të presidentit edhe të kryeparalmentarit, edhe të prokurorit dhe të gjykatësit, edhe të policit etj., siç u përpoq t’i luante dikur. Pra, jo Berisha thjesht si person, por veprimet e mëtejshme konkrete të tij, tashmë në një pozitë akoma më të lakmueshme brenda Partisë Demokratike, do të jenë ato mbi të cilat do të gjykohet shkalla e garancisë së qeverisjes së paralajmëruar në rast të ardhjes në pushtet të opozitës. Këto veprime kanë të bëjnë me dy elementë thelbësore: së pari, përzgjedhja e një stafi të aftë dhe të pastër, pse jo edhe patriot të themi (mbase Shqipëria më shumë se kurrë sot ka nevojë edhe për patriotizëm në qeverisje, pra për njerëz që e duan atë dhe që punojnë për të) dhe së dyti, krijimi një sistemi efikas qeverisjeje, pra një sistemi në radhë të parë imponues ligjor, që del mbi moralin, që mbyll sa më shumë hapësirat për të korruptuarit. Në Shqipëri duhet të marrë fund një mendim që ekziston sot, se i pakorruptuar është vetëm ai, që nuk e ka pasur një mundësi të tillë.
Nga vetë natyra e tyre, njerëzit janë fleksibël dhe përpiqen të orientohen dhe të veprojnë bazuar mundësitë që iu jep ligji, por edhe të spekulojnë bazuar në hapësirat që ka ai (ligji). Një administrator shqiptar ndryshe qeveris në Shqipëri, ku institucionet janë të dobëta dhe ndryshe, fjala vjen, në Gjermani, ku nuk ka pothuajse asnjë hapësirë për të abuzuar. Pra, ndërtimi sistemit është më i rëndësishëm se gjykimi mbi bazën e moralit të njërit apo tjetrit. Pikërisht këtë gjë duhet të ketë më shumë parasysh zoti Berisha. Pra, një sistem funksional jo vetëm në letra, që do të thotë hartim i një ligji dhe zbatim rigoroz i tij dhe përzgjedhje e njerëzve dinjitozë, është ajo që kërkohet për të realizuar një qeverisje efikase.
***
Ekziston një mentalitet në një pjesë të PD-së, sipas të cilit tani është radha e demokratëve për të ardhur në pushtet dhe për t’u pasuruar. Pse mos të themi se, sipas këtij mentaliteti, por jo vetëm të këtij, të jesh në opozitë në Shqipëri konsiderohet një fatkeqësi. Ky mentalitet është imponuar nga qeverisjet e derisotme që kanë krijuar korrupsion dhe pabarazi të qytetarëve para ligjit. Nëse do të ishte kështu, qeveritarët e ardhshëm, qofshin demokratë, do të bëjnë të njëjtën gjë që po bëjnë sot socialistët, pra do të spekulojnë në tendera, në dogana, në shpenzime administrative, në taksambledhje etj., dmth., në të njëjtat gjëra. Një rrotacion i tillë i qeverisjes, do të thoshte thjesht që hajdutët të ndërronin turnin. Ky mentalitet, nuk është thjesht i njërit, apo i dhjetë vetëve, ne e ndjejmë çdo ditë, madje e shikojmë dhe në qeverisjen lokale te një pjesë e demokratëve, është një gjë pra që qarkullon masivisht në radhët e një pjese të madhe të atyre që pretendojnë të drejtojnë në të ardhmen Shqipërinë. Edhe këtë gjë duhet ta dijë mirë zoti Berisha.
***
Ndërrimi i mentalitetit dhe formës së qeverisjes në Shqipëri është një gjë mëse e domosdoshme (kur themi kështu nuk paragjykojmë dhe as influencojmë se kush duhet të jetë nesër në pushtet, janë shqiptarët ata që do ta përcaktojnë) të paktën për të prishur njëherë e mirë rrjetin e krimit ekonomik, i cili ka marrë trajtën e një mafie të organizuar. Politika shqiptare ka nevojë për një ndryshim real dhe jo për kozmetikë, nga cilido krah apo cilido individ qoftë. Një vend mbetet i pashpresë jo kur ka një qeverisje të keqe, por kur ka një opozitë të tillë. Suksesi i PD-së në zgjedhje do të varet pikërisht te fakti se sa real dhe sa i besueshëm, do të jetë ndryshimi i mentalitetit të saj, për qeverisjen. Në kushtet kur shqiptarët ndjehen seriozisht të lëkundur në besimin e tyre për politikën joefikase të deritashme, ata duhet të zgjedhin të keqen më të vogël për momentin (mbase një koalicion i detyruar). Faktorët dhe aktorët kryesorë janë në fushë dhe as faktorë të rinj, as aktorë të rinj nuk mund të shpiken. Ata duhet të votojnë ose për vazhdimin e kësaj qeverisjeje ose për ndryshimin. Dhe kur flasim për ndryshimin, ai nuk nënkupton medoemos dhe as nuk përjashton ardhjen e Berishës në pushtet.