Vlera e tokës deri 606 euro për m2

26/04/2005 Hiqet kufizimi për të mos lejuar kthimin e trojeve nën 1000 m2 dhe tokës turistike nën 500 m2
Komisioni i Ekonomisë dhe i Bujqësisë japin variante të ndryshme për çmimet
Të enjten, deputetët do të votojnë mbi dy variantet e propozuara në komisione për vendosjen e çmimit të tokëss në procesin e kompensimit. Nga njëra anë Komisioni i Bujqësisë ka parashikuar çmime më të larta në vlerësimin e tokës dhe nga ana tjetër Komisioni i Ekonomisë kërkon rrëzimin e të gjitha propozimeve. Tashmë, do të jetë vota e ditës së enjte në seancën plenare, që do të vendosë mes të dy varianteve të paraqitura prej deputetëve të të dy komisioneve. Ndërsa do të jenë anëtarët e komitetit të pronave që do të japin sqarimet përkatëse mbi formulat e paraqitura për vendosjen e çmimit të pronave.
Komisioni Ekonomisë
Në vendimin e Komisionit të Ekonomisë, çmimi i tokës truall nuk do të jetë më i lartë se 606 euro. Ndërsa çmimi i tokave të përmbytura nga ngritja e liqeneve artificialë apo hidrocentraleve, do të jetë sa mesatarja e çmimit të tokës që është në breg të këtyre liqeneve apo rezervuareve. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka theksuar se ky vendim është dhe mendimi i deputetëve të Partisë Socialiste. Gjithashtu, Komisioni i Ekonomisë ka hedhur poshtë nenin që nuk lejonte kthimin fizik nën 1000 m2 truall në qytete dhe nën 500 m2 në truallin turistik. Sipas deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, kompensimi sipas ligjit lejohet në të gjitha hapësirat pa kufizim, ndaj nuk duhet të ketë vlera minimale. Ndërsa për sa i përket, çështjes së pas kthimit nën këto vlera do të ngrihen kioska, deputetët u shprehën se është rregullorja e urbanistikës dhe ligji mbi ndërtimet që nuk i lejon këto. Ndaj dhe nuk ka pse të kufizohet e drejta për kompensimin me tokë. Ndryshimet do të pasqyrohen si në ligjin që do të votohet të enjten, ashtu dhe në metodikën që do të votohet për caktimin e çmimit të tokës.
Komisioni i Bujqësisë
Deputetët e Komisionit të Bujqësisë kanë vendosur të ndryshojnë formulat për vendosjen e çmimit të tokës të paraqitur prej komitetit të pronave. Sipas këtyre propozimeve, çmimi i tokës truall nuk do të jetë deri në 606 euro, po do të shkojë deri në 750 euro. Sipas tyre, ky ndryshim është nga fakti se rregullat për ndërtueshmërinë kanë ndryshuar dhe trualli shfrytëzohet dhe më shumë. Ndaj është kërkuar që koeficienti i paraqitur prej komitetit shtetëror të mos jetë 0.8 por 1. Një ndryshim i tillë e rrit vlerën e truallit dhe me 100 euro. Ndërsa për çmimin e tokës së përmbytur prej hidrocentraleve dhe liqeneve, është kërkuar që çmimi të jetë i barabartë me tokën bujqësore të kategorisë së parë. Kjo për vetë faktin se të ardhurat nga shfrytëzimi i këtyre tokave janë të larta. Megjithatë, në Komisionin e Bujqësisë nuk është pranuar që të hiqet kufizimi i vënë për kthimin fizik të trojeve. Sipas këtij komisioni, nuk do të lejohet kompensimi fizik nën 500 m2 për zonat turistike dhe nën 1000 m2 për trojet urbane.
"Kufizimi i kthimit të tokës është kapërcim i ligjit"
Bufi: Kërkuam të përcktojmë qartë formulat
Kryetari i Komisionit te Ekonomisë, Ylli Bufi, është shprehur në një prononcim për mediat se do të ketë dhe një tjetër vendim, për të përcaktuar procedurën se si do të veprohet me përcaktimin e çmimit të tokave. "Projekti që do të paraqitet si Metodikë e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk do të ketë thjesht të gjitha detajet e materialet e ardhura nga KSHKKP-ja, por do të ketë dhe një vendim, ku do të përcaktohen procedurat dhe kriteret dhe kësaj formule do t'i bashkangjiten edhe formulat e koeficientët përkatës, që bëjnë të mundur llogaritjen për të gjitha kategoritë e pronave", tha Bufi. Sipas tij, qëllimi i Komisionit të Ekonomisë ka qenë që të përcaktojë saktë pikat që ka Metodika, por që të ketë edhe një kosto financiare reale të përballuesme nga mundësitë që ka shteti.
Ai shtoi se "koncepti i kufizimit të sipërfaqes minimale e kalon atë koncept që ka ligji, pasi ai nuk ka vendosur një kufi minimal dhe në këtë rast Metodika merr përsipër më shumë sesa vetë ligji, prandaj nuk duhet të miratohej dhe ajo ishte parë thjesht nga rregullat e urbanistikës, por ne nuk mund ta shohim me syrin e perspektivës se çfarë mund të bëhet në këtë sipërfaqe". Pas diskutimeve të zhvilluara në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i Komitetit të Pronave, Sokrat Sinaj, tha se ka shtyrë takimin në Bruksel, ku do të zhvilloheshin bisedimet mes Shqipërisë dhe BE-së për çështjet e ekonomisë, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, ku u diskutua metodika e çmimit të tokave.
Çmimiet
Komisioni i Bujqësisë
Toka truall
Deri 750 euro
Kompensimi fizik mbi 500 m2 në zonën turistike dhe mbi 1000 m2 në qytete
Zonat e përbytura nga hidrocentralet do kenë çmimin e tokës së kategorisë së parë
Toka bujqësore 1-5 euro
Toka kontinentale 20 euro
Komisioni i ekonomisë
Toka truall
Deri 606 euro
Nuk ka kufizim për kompensimi fizik
Zonat e përbytura nga hidrocentralet do kenë çmimin sa mesatarja e tokës në breg të liqenit apo rezervuarit