E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lesi: Prokurori të sjellë deokumentet në seancë

26/04/2005  Më 4 maj votohet kërkesa për hetimin e botuesit të Koha Jonë

Seanca parlamentare e datës 4 maj pritet të përcaktojë nëse do t'i lihet apo do t'i hiqet imuniteti deputetit të Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi. Pas seancës së disa muajve më parë, ku parlamentarët kanë hedhur poshtë kërkesën e Gjykatës së Lartë për heqjen e imunitetit të Lesit, tashmë në Kuvend do të votohet e njëjta kërkesë, por e dalë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Konferenca e kryetarëve të Grupeve parlamentare ra dje dakord që të vendosë këtë gjë në punimet trijavore, të cilat janë të fundit për këtë legjislaturë. Në seancën e 4 majit, Lesi ka kërkuar që të jetë prezent dhe kryeprokurori Theodhori Sollaku. “Kërkova që kryeprokurori të vijë në seancë së bashku me dosjen nën sqetull, për t'ju dhënë në të vërtetë deputetëve se çfarë ka në atë dosje që ai e ka fshehur. Unë këtë do të kërkoj që Sollaku të vijë në parlament me dosjen, me kasetën, me të gjithë materialet në seancë, deputetët gjykojnë vetë pastaj”, tha Lesi. Deputeti demokristian thekson se „kjo është një lojë e Nanos për të gënjyer deputetët, të cilët nuk i ka shpallur akoma dhe me pak fjalë mazhoranca kërkon që të më heqë imunitetin një ditë para kongresit, sepse ka vjedhje të mëdha pas Kongresit ”. Organi i hetimit kërkon që të marrë miratimin e Kuvendit për të nisur hetimet për deputetin Lesi, duke e akuzuar se ka trilluar histrorinë e përgjimit të bisedës mes Kryeministrit Fatos Nano dhe ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Avdiu. Biseda u paraqit në Kuvend nga botuesi Lesi, sipas të cilit trafiku i armëve ka qenë në qendër të dialogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›