E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahasimi i Obamës me Gorbaçovin dhe e ardhmja e Shqipërisë e Kosovës

Nga Kastriot MYFTARAJ
Presidenti Obama është krahasuar me dashamirësi e dashakeqësi, me liderin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov. Në fakt mund të bëhet një paralelizëm mes Obamës dhe Gorbaçovit, për shkak se Obama, ashtu si Gorbaçovi, kur erdhi në pushtet trashëgoi një luftë në Afganistan (Obama edhe një luftë në Irak), si dhe një krizë ekonomike brenda vendit. Dashamirësit e Obamës, si James Caroll i Boston Globe, në një artikull me titull Modeli i Gorbaçovit për Obamën, në dhjetor të vitit të kaluar, i tërhiqte vëmendjen Obamës mbi konceptin e Gorbaçovit të demilitarizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilin presidenti sovjetik e mbajti në Kombet e Bashkuara në 1988. Përndryshe, një krahasues dashakeq, si politikani rus Zhirinovski, një ditë pas zgjedhjes së Obamës, në nëntor të vitit të kaluar, u shpreh se Obama është Gorbaçovi amerikan i cili do të shkatërrojë SHBA.
Gorbaçovi e shikonte atë që ai e quante demilitarizim i marrëdhënieve ndërkombëtare, në radhë të parë, në funksion të projektit të tij për të nxjerrë ekonominë sovjetike nga kolapsi. I ashtuquajturi demilitarizim i marrëdhënieve ndërkombëtare i Gorbaçovit konsistonte në uljen pranisë ushtarake sovjetike jashtë kufijve- në këtë kuadër edhe tërheqja e forcave ushtarake sovjetike nga Afganistani,  pakësimi i forcave ushtarake dhe armatimit sovjetik në përgjithësi, duke përfshirë dhe praninë në vendet e Traktatit të Varshavës, çka nxiti ndryshimet politike në këto vende dhe paralajmëroi tërheqjen sovjetike nga këto vende. Gorbaçovi mendonte se duke pakësuar shpenzimet ushtarake që po e mbysnin ekonominë sovjetike, si dhe duke ulur praninë ushtarake sovjetike jashtë kufijve, deri edhe në luftime si në Afganistan, do të arrinte një efekt të dyfishtë, duke lehtësuar ekonominë sovjetike, dhe duke e bërë Perëndimin që të ndihmonte financiarisht prestroikën, në një marrëdhënie quid pro quo, shpërblim-kundërshpërblim.
Ajo që kishte në mendje Gorbaçovi ishte modeli kinez i reformave, që u asistuan nga Perëndimi, i cili synonte ta përdorte Kinën, në mënyrë që të kundërbalancohej Bashkimi Sovjetik. Tash që në Perëndim po fillonin të shqetësoheshin nga fuqizimi i Kinës, në një kohë që bëhej i qartë dobësimi i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçovi mendonte se Perëndimi kishte interes që të ndihmonte një Bashkimin Sovjetik, i cili hiqte dorë nga sfidat ushtarake ndaj Perëndimit dhe ndiqte thjesht interesin e vet nacional, të kufizuar, në mënyrë që të bëhej kundërbalancuesi i Kinës. Në fund, këto plane rezultuan të parealizueshme se doli që treni sovjetik kishte dalë nga shinat dhe nuk mund të kontrollohej.
Obama, deklaron ashtu si Gorbaçovi se problemi kryesor është ekonomia amerikane dhe kërkon që resurset të përqendrohen për rivitalizimin e saj, duke hequr dorë nga angazhimi i tepruar ushtarak amerikan jashtë kufijve, gjë për të cilën e qorton paraardhësin e vet, Bush. Por Obama, ndryshe nga Gorbaçovi, nuk ka arritur të përpunojë një koncept strategjik sipas të cilit politika e tij e jashtme e kufizimit të angazhimit ushtarak amerikan, t i shërbejë politikës së tij për rivitalizimin e ekonomisë amerikane. Obama, ndryshe nga Gorbaçovi, as që pret kundërshpërblim, në terma ekonomike, nga bota për kufizimin e angazhimit ushtarak amerikan. Lufta kundër dollarit si monedhë ndërkombëtare nuk pritet që të ndalet, dhe duket se në përfundim të erës Obama dollari nuk do të jetë më monedhë referimi në tregjet ndërkombëtare, nga nafta dhe gazi e deri tek mineralet, drithërat etj. Çdo veprim i njëanshëm amerikan, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lirë, për subvencionim të ekonomisë dhe masa proteksioniste, nuk do të tolerohet dhe do të marrë përgjigje të menjëhershme nga pjesa tjetër e botës. Tekefundit, një SHBA që deklaron se do të kufizojë angazhimin ushtarak në botë, i josh të tjerët që t i përgjigjen sfidës së saj ndaj marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Obama, në sfidën e vet për të rivitalizuar ekonominë amerikane, do të ketë kështu mungesën e resurseve që i qenë siguruar ekonomisë amerikane si trofe të angazhimit ushtarak amerikan në botë, në dekadat e kaluara.
Obama duket se nuk e ka të qartë, ose bën sikur nuk e ka të qartë, se përse dy presidentë paraardhës demokratë amerikanë, që janë ikona të liberalëve amerikanë, si Wdroë Wilson dhe Franklin D. Roosevelt, ndërsa i fituan zgjedhjet në kohën që ishte duke u zhvilluar një luftë botërore, me premtimin se do ta mbanin Amerikanë jashtë luftës, megjithatë e futën vendin në luftë. Me shumë gjasë, Presidenti Wilson e vonoi Depresionin e Madh (krizën ekonomike) të vitit 1929 në SHBA, të shkaktuar nga superprodhimi, për më tepër se një dekadë. Edhe programi antikrizë i Presidentit Roosevelt, i njohur si New Deal, pati një sukses të dyshimtë deri në momentin që Amerika hyri në luftë dhe ekonomia e saj u orientua nga plotësimi i nevojave të luftës, jo vetëm për vete, por edhe për aleatët. Paslufta i siguroi Amerikës pozitën e liderit financiar dhe ekonomik të botës, me privilegje të qarta, në dëm të ekonomive të tjera industriale. Sot Amerika është duke e humbur me shpejtësi këtë pozitë. Sot ekziston një prirje e qartë që ekonomia amerikane të shkojë drejt një raporti me ekonomitë e vendeve të zhvilluara të botës, si ai në të cilin gjendej ekonomia britanike me atë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk është ironi e vogël, të shikosh SHBA, që dikur bënin avokatinë e tregtisë së lirë, të shikojnë se si në Korenë e Jugut industria e automobilave del nga kriza dhe bëhet lider në botë duke zbatuar parimet tradicionale të ekonomisë amerikane, ndërsa industria amerikane e automobilave vegjeton, e asistuar nga qeveria, në një gjendje që amerikanët qenë mësuar të vinin në lojë të tjerët kur e bënin këtë.
Ashtu si Gorbaçovi, edhe Obama, duket se do të përballet me problemet e ekonomisë amerikane në krizë, në një mjedis ndërkombëtar aspak favorizues dhe që e shikon me një kënaqësi cinike vuajtjen e ekonomisë amerikane. Gorbaçovi pati gjashtë vjet kohë për të bërë eksperimentin e tij. Obama duket se do të ketë dy vjet më tepër, pra tetë, se pritet që të fitojë edhe një mandat tjetër, për shkak të politikës së tij të llojit peronist, të shtetit social, kostot e së cilës nuk do të mungojnë t i vijnë ekonomisë amerikane në mandatin e dytë të Obamës. Obama pretendon se kriza e ekonomisë amerikane që trashëgoi ai, erdhi si pasojë e shpenzimit të resurseve amerikane në angazhimin e tepruar ushtarak jashtë kufijve të paraardhësit të tij republican. E vërteta është se ajo që bëri Bush ishte që të ndiqte shembullin e demokratëve Wilson dhe Roosevelt , për ta gjetur zgjidhjen për problemin e krizës ekonomike jashtë kufijve, në luftëra. Bush e trashëgoi krizën ekonomike që ishte pasojë e politikës të shtetit social, të traditës së keqe peroniste, të Bill Clinton, i cili shpërdoroi kështu frytet e reformave ekonomike të Reagan, duke bërë një politikë sociale që e bëri Clintonin në SHBA po aq popullor sa kolonelin Juan Peron dikur në Argjentinë. Por kriza e ekonomisë amerikane shkonte përtej mandatit të Clinton. Ajo ishte rezultat i mbetjes pas të SHBA në garën për tregjet botërore, ku kishin dalë sfidues të rinj të suksesshëm.
Tashmë, Obama do të përballet me sfidën e zgjidhjes së problemit të krizës së një ekonomie si ajo amerikane, e cila thelbin e problemit e ka se një ekonomi që duhet të funksionojë duke dominuar tregjet botërore, është duke u nxjerrë jashtë tyre gjithherë e më tepër nga sfidues të rinj, të suksesshëm. Nuk është ironi e vogël që zgjidhja që ofron Obama është rritja e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, çka përbën atë recetë me të cilën dështoi Gorbaçovi në përpjekjet e tij për ta shëruar ekonominë sovjetike. Gorbaçovi dështoi në përpjekjet e tij që të nxirrte nga kriza një ekonomi të kontrolluar totalisht nga shteti, duke ulur kontrollin shtetëror në ekonomi. Obama ofron si zgjidhje që të rrisë ndërhyrjen e shtetit në një ekonomi që ka pasur si parim atë që kjo lloj ndërhyrjeje duhet minimizuar. Nuk duhet habitur që Obama ta keqësojë krizën, në vend që ta lehtësojë, edhe pse në fillim, me politikën e tij sociale do të krijojë përsh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›