E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perversiteti moralo-politik i Edi Ramës



Sot dua të flas për vjedhjen.

Shumë përdorin fjalën “plagjiaturë”, disa të tjerë “kopje”, por më pëlqen t’i them shqip: vjedhje. Me këtë diskutim dua të tërheq vëmendjen e organizmave që merren me të drejtën e autorit. Prej javësh po shohim në qytete të ndryshme të Shqipërisë kryetarin e PS-së të Bashkisë së Tiranës, me një grup vullnetarësh që tundin lulet, si dikur njerëzit në parakalimet e 1 Majit para Enver Hoxhës. Në këto tubime spikat dhe parulla “Bashkimi i vullnetarëve për ndryshim”. Së fundmi është përqendruar tek fjala “ndryshim”.

Me këtë kërkon të tërheqë vëmendjen, duke bërë një paralele me sloganin me të cilin fitoi zgjedhjet Presidenti i SHBA-së, Barak Obama. Për ata që kanë lexuar një prej librave të Presidentit Obama, “Guximi për të shpresuar”, janë të qartë se zotni Rama jo vetëm e ka lexuar, por edhe i ka përvetësuar mesazhet që i shkojnë për shtat dhe i paraqet të vetat. Në 2004-n senatori Barak Obama, në konventën e demokratëve mbajti një fjalim 17-minutësh që u transmetua direkt në të gjitha stacionet televizive të SHBA-së. Mes të tjerash ai tha: “Nuk ka Amerikë blu dhe Amerikë të kuqe, por ka vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Rama thotë: “Nuk ka të majtë e të djathtë, por shqiptarë të bashkuar apo të mërzitur nga politika e vjetër”. Diku tjetër thotë: “Shqiptarë në kërkim të ndryshimit të madh” etj., etj. Për ata që kërkojnë të dinë më shumë për fjalimet e bukura të zotit Rama u rekomandoj t’i hedhin një sy americanrethorich.com ku janë 100 fjalimet më të mira në SHBA. Zotnia në fjalë aty nuk merr vetëm frymëzimin, por edhe fjali e parulla të gatshme. Por dua të ndalem pak tek fjala “ndryshim”. “Koha për ndryshim” ishte slogani me të cilin bëri fushatë në vitin 2005 Partia Demokratike. Pas marrjes së ftesës në NATO, Kryeministri Berisha doli me parullën “Shqipëria po ndryshon”. Pak muaj më pas, Rama, i fiksuar pas fjalës ndryshim, shkroi “Bashkimi i vullnetarëve për ndryshimin e ri” dhe me gjasë në fund do të pëlqejë të mbajë vetëm fjalën ndryshim. Fjalimet e zotit Rama janë mbushur me fjalë të bukura, por ka një hendek të madh mes fjalëve dhe veprave.

Ata që jetojnë dhe lëvizin jashtë Tiranës, po e shohin ndryshimin me vepra. Ju ftoj të bëni një rrugëtim nga Vlora në Sarandë dhe do të shikoni që po mbaron një rrugë që askush nuk mendonte se do të mbaronte; do të shihni investime dhe projekte të përfunduara në çdo fshat e qytet të Bregut. Po mbaron ajo që është quajtur “arterie e kombit”, rruga Durrës - Kukës, rrugë që do të ndryshojë jo vetëm gjendjen e banorëve në Veri, por edhe të shqiptarëve në Kosovë dhe të gjitha qyteteve bregdetare të Shqipërisë, nga Shkodra deri në Sarandë. E di që mes jush ka skeptikë. Bëni durim deri në muajin qershor. E pra, e kishim fjalën tek ndryshimi.

Cilin ndryshim do të besojnë shqiptarët?

Po marr një shembull: Kryetari i partisë së bashkisë flet për ndryshim dhe pallate të bukura në Tiranë. Njerëzit e dëgjojnë, por janë të prirë të besojnë më shumë atë që shohin: pallatet e ndërtuara që po i marrin frymën kryeqytetit. Në Shkodër thonë: “Lum çfarë dëgjoj e mjerë çfarë shoh!” Njerëzit do ta dëgjojnë fjalën ndryshim, por këtë radhë do t’u besojnë syve dhe jo veshëve, do të besojnë atë që shohin dhe jo atë që dëgjojnë, do të votojnë ata që e mbajnë fjalën dhe jo ata që përdridhen pas fjalëve. Në fund, doja t’i bëja një thirrje kryetarit të partisë së bashkisë që në epokën e internetit dhe celularëve, në epokën e blogjeve dhe facebook-ëve, vjedhja apo plagjiatura kapen shumë shpejt.

Mos e fyeni inteligjencën e njerëzve!

Nuk ka as budallenj, as naivë në vitin 2009. Mos kopjoni në internet, se me afrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE do të ketë ligje të rrepta për pronësinë intelektuale. Ju mund të përsërisni si papagalli fjalën ndryshim nga mëngjesi deri në darkë, nuk keni faj se edhe ju e shihni ndryshimin dhe duke e përsëritur këtë fjalë besoni se këtë ndryshim që e shohin të gjithë e keni realizuar ju.

Këtu gaboheni keq.

Në këta 4 vjet ndryshimin e ka bërë Partia Demokratike.

Një shprehje e vjetër thotë se njeriu nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij. Kryetari juaj mund të vjedhë gjithçka, deri tek fjalime dhe slogane të gatshme. Ai mund të blejë gjithçka, siç ka blerë një pjesë të rëndësishme të medieve, duke i përdorur ato për gjithfarë shpifjesh dhe trillimesh, shpifje që arritën deri atje sa është rast unik në historinë e Shtëpisë së Bardhë që të përgënjeshtronte shpifjen e sajuar nga kryetari juaj dhe mediat që i shërbejnë atij, gjoja vjedhjen që iu bë orës së Presidentit Bush gjatë vizitës së tij në Fushë-Krujë. Por ky pervers kurrë nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve për të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve për deklaratat në gjyq që bëri ndaj ish-bashkëshortes së tij, një ylli të kinematografisë sonë, Matilda Makoçi, se gjoja fëmijën, Grigorin, nuk e kishte të tijin, por të Kristaqit, babait të tij. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për orgjitë kolektive që bënte së bashku me “politikanë dhe analistë të shquar” që mbushin çdo ditë ekranet e TV-ve të blera prej tij. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për fotot nudo në një plazh publik gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të bashkisë dhe femrën me të cilën pozon nudo, po mundohet ta paraqesë në mediat e tij si pjesë të politikës së re, si pjesë të ndryshimit. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për lidhjet e tij dhe Erionët e politikës së re, me “Ujkun e Murrmë të Ballkanit”, Kadriovskin, kapon e shpërndarjes së drogës në Ballkan.

Ne i jemi borxhli opinionit publik se jo rrallëherë kemi rënë viktima të së ashtuquajturës privatësi. Por sot, kjo privatësi është një kërcënim serioz dhe rrezik i madh për standardet e shoqërisë shqiptare. Sa kohë Rama ishte në jetën e tij private, askush nuk kishte arsye dhe të drejtë të merrej me të. Por tani që ai pretendon se një ditë do të jetë Kryeministri i vendit, na takon të bëjmë detyrën e paralajmëruesit për opinionin publik. Ndryshe nga rasti “Pango” ku u përgatit një skenar i denjë për filmat policeskë, me përgjues dhe njerëz që e ndjekin nga pas, në rastin e kryetarit Rama kemi vendime gjyqësore, dokumente, kaseta e fotografime që bëjnë transparencën e plotë të kryetarit tuaj para opinionit publik.

*Deputet i PD-së

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›