Kraja: Kthesa e Kamzës vlen shumë për Dinamon
Flet 28-vjeçari shkodran Ervis Kraja, i cili karikon blutë përpara sfidës derbi ndaj kamzalinjve
Dinamo Kamza (nesër 14:00)
Dinamo: Osmani, Hoti, Malota, Kraja, Marku, Imami, Peqini, Arifaj, Daja, Xhemalaj, Shtini. Trajner: F. Sejdini.
Kamza: Bytyçi, Ardit Beqiri, F. Tafaj, Ndreka, Hallaçi, Belçev, Ishka, Manuka, Karapici, Pema, Ziambo. Trajner: E. Gjoka.
Bilanci:
Asnjë ndeshje
Gjyqtar: Lorenc Jemini
Stadiumi: Qemal Stafa, Tiranë
Një nga afrimet e merkatos së orës së fundit në radhët e bluve ishte edhe shkodrani Ervis Kraja. 28-vjeçari, i cili është aktivizuar në kampionatet e huaja (grekë dhe ukrainës) në radhët e Zakarpatia Uzhgorodit dhe Iraklisit, në përfundin të seancës stërvitore analizon derbin ndaj Kamzës. Është një sfidë e vështirë, do të mundohemi të marrim më të mirën, sepse jemi në një moment tepër kritik. Ne kemi treguar vlera, pavarësisht pozitave aktuale, por edhe jemi ndëshkuar nga arbitrat ndeshje pas ndeshjeje.
Një here në Fier, më pas në Lushnjë, Pogradec dhe ndodhia e fundit ishte ndaj Laçit, kur e patë të gjithë që një 11-metërsh sade nuk u akordua për ne dhe më pas u ndëshkuam me një të tillë të paqenë për mendimin tim personal. Por ne tashmë duhet të luftojmë të gjithë kundër arbitrave dhe atyre që sna duan. Mendoj se gabimet e arbitrave na kanë vënë të gjithëve në sedër, sepse po e shikojmë që, veç futbollistëve dhe trajnerëve dhe ndonjë drejtuesi, të tjerët janë të gjithë kundër Dinamos.
Por nuk tërhiqemi, pasi ky sport kërkon edhe ego personale. Të gjithë djemtë kanë folur me njëri-tjetrin dhe do të na shikoni në fushë ndaj Kamzës. Të gjithë historitë e lartpërmendura me arbitrate e gjithçka njerëzit mund ti harrojnë, ata duke parë renditjen tonë vetëm këtë gjë do të mbajnë mend. Ndaj dhe gjërat janë në duart tona, pasi nesër ne do të mbetemi fajtorët e vetëm në këtë amulli.
Kamzën e vlerësojmë si ekip. Kam lexuar edhe deklaratat e palës kundërshtare, sidomos të mikut tim Ndreka. Ata kanë të drejtë të analizojnë problemet tona. Ndrekën e respektoj shumë, pasi më parë është aktivizuar me mua në radhët e Shpresave dhe ai është miku im, pasi edhe në Ukrainë kemi luajtur së bashku. Por i them Ndrekës se do ta ketë të vështirë të shënojë tek Dinamo, edhe pse ka shënuar 2 gola deri tani.
Ashtu siç duhet të ruhet edhe kur të kemi ne raste për shënim, pasi do të tentoj të shënoj, edhe pse luaj qendërmbrojtës. Forma ime personale mund të konsiderohet optimale. Në fillim e gjithë skuadra e ka nisur në sekondat e fundit përgatitjen dhe si pasojë të gjithë nuk ishim në formën e duhur sportive. Tashmë çdo gjë është hedhur pas krahëve dhe jam plotësisht i gatshëm për të gjitha takimet.
Nuk ka rrugë tjetër veç fitores për ne. Shpresojmë në një gjykim të drejtë të sfidës nga ana e gjyqtarëve, pasi tashmë dashur-padashur po i shikojmë me syrin e armikut, por sigurisht ata smund të jenë të gjithë njësoj. Ne shkodranët e Dinamos kalojmë gjithnjë nga Kthesa e Kamzës dhe në sensin e batutës, kthesa jonë duhet të vijë pikërisht këtë javë përballë kamzalinjve.
Nga Rinasi apo Vora e Durrësi, rëndësi kanë tri pikët për ne. Duhet të mendojmë për sfidën e rradhës, më pas oreksi vjen duke ngrënë dhe me shumë mundësi edhe rezultat pozitive do të vijnë për ne,- mbyll prononcimin e tij Ervis Kraja, qendërmbrojtësi i bluve këtë edicion futbollistik 2010-2011.
Dinamo me dy mungesa të sigurta
Si zakonisht, në orën 16:00 ka filluar stërvitja e bluve të kryeqytetit për ndeshjen e radhës ndaj kamzalinjve. Në stërvitje kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, po ashtu edhe pjesëtarët e stafit trajnues, duke filluar me trajnerin Sejdini, zëvendësin e tij Artan Mërgjyshi dhe përgatitësin e portierëve Ilir Bozhiqi. Në fillim kanë filluar vrapimet e lehta dhe më pas disa gjuajtje në portë.
Pas këtyre skuadra ka vijuar me lojën në kuadrat. Në përfundim të gjithë kanë bërë disa gjuajtje në portë. Në kohën kur skuadra ka vijuar normalisht me trajnimin, tekniku Sejdini po mundohej që të gjente dy zëvendësues pas mungesës në bazë të kartonëve. Kuli ka qenë i skualifikuar me karton të kuq në këtë takim pas ndeshjes kundër Laçit në javën e shkuar, gjithashtu dhe Deliallisi që ka plotësuar numrin (3) e kartonëve të verdhë.
Roland Peqini, një rol të ri në mesfushë
Skuadra dinamovite ka luajtur takimin e kupës kundër Elbasanit dhe ka humbur sërish me të njëjtin rezultat si ai kundër Bylisit, 2-1. Skuadra ka luajtur me të rinjtë, ndërsa trajneri Faruk Sejdini ka provuar disa skema loje për ndeshjen e kampionatit, që do të luhet të dielën në orën 14:00 në Qemal Stafa kundër bluve të Kamzës.
Ndaj debutuesëve, në mungesë të Deliallisit, në rolin e shkatërruesit do të luajë Roland Peqini, pasi është provuar gjatë ndeshjes së kupës në mesjavë dhe ka rezultuar pozitive prova e tij deri në minutën e 38-të, kur Çapja doli me kartonin e kuq dhe Peqini u rikthye në mbrojtje. Ai do të jetë i vendosur përpara mbrojtjes dhe shpresohet që nr.15 i bluve të ketë rendiment në këtë pozicion.
