E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rizvani: Teuta spëson, na mbetet të shënojmë

Nga DORIAN AGOLLI

Portieri durrsak edhe një herë tjetër garanton paprekshmërinë e portës, prandaj u bën thirrje sulmuesve 

Tomori Teuta (nesër 14:00)

Tomori: Llani, Nino, Kaja, Shameti, Çela, Roshi, Hodo, Gjyla, Mile, Bakiu, Çaushaj. Trajner: Th. Arbri.

Teuta: Rizvani, Sheta, Osmani, Jakupi, R. Hoxha, Tairi, Frashëri, Hyshmeri, Dosti, Pepa, Çota. Trajner: H. Lika.

Bilanci

78 ndeshje (+25 =24 -29. Gol: 76-82)

Fitorja e fundit e Tomorit:

2-1, më 30.9.2000

Barazimi i fundit:

1-1, më 30.3.2002

Fitorja e fundit e Teutës:

4-1 më 3.3.2001

Gjyqtar: Aranit Lulaj

Stadiumi: Flamurtari, Vlorë

Porta do të jetë e paprekur në ndeshjen kundër Tomorit. Kështu shprehet gardiani i portës durrsake, Bledion Rizvani, i cili shprehet optimist për ndeshjen e ardhshme të durrsakëve kundër Tomorit. Në 6 ndeshjet e zhvilluara deri tani, durrsakët kanë shënuar pesë gola dhe janë goditur me vetëm tri, këto vetëm në një ndeshje, atë në Shkodër. Pra, për 420 minuta porta e Teutës ka ruajtur paprekshmërinë. Jam me fat që për portën mendon i tërë ekipi, por veçanërisht mbrojtja.

Sheta, Osmani, Stafa, Jakupi, Bakiasi, R. Hoxha, që janë aktivizuar në prapavijë, janë treguar të saktë në ndërhyrje dhe të kujdesshëm në neutralizimin e rrezikshmërisë të sulmeve të kundërshtarit. Por nuk do harroja të vlerësoj edhe repartin e mesfushës, me Tairin, Veliajn, Frashërin, Hyshmerin, pse jo, edhe sulmuesit Çota dhe Pepa, që ndonëse të impenjuar me detyrat e tyre në sulm, kanë pasur forca dhe energji për tu kthyer prapa.

Nga këtu duhet kuptuar se forca e Teutës është ajo që po lakohet dukshëm, te grupi. Edhe pse u thyem në ndeshjen e kupës në Vlorë, nuk dorëzohemi, por do të vazhdojmë si në kampionat për të ruajtur kreun, ashtu edhe në kupë, ku duhet të rikuperojmë pikët e lëna.

Tomori Sa i takon ndeshjes kundër Tomorit, Rizvani bën optimistin, teksa nuk e fsheh sigurinë për të mbajtur sërish të paprekur rrjetën e tij. Është ndeshje e vështirë, sepse beratasit kërkojnë të rehabilitojnë veten në këtë ndeshje pas një paraqitjeje deri tani jo fort të mirë. Natyrisht, edhe Teuta është e angazhuar për të mos qëndruar në vend dhe aq më pak për tu kthyer prapa. Duke çmuar grintën e futbollistëve tanë, jam i mendimit se do ti gëzohemi fitores të radhës, vijon portieri durrsak.

Nga detyrat e portierit është edhe të orientojë mbrojtjen dhe tu tërheqë vëmëndjen edhe futbollistëve të tjera. Rizvani ka meritën në intonimin maksimal të futbollistëve, duke i orientuar pa pushim në pozicionet e tyre dhe improvizimet e mundshme: Portieri e ka në pëllëmbë të dorës lojës dhe e shikon saktësisht pozicionin e çdo lojtari, si të ekipit të tij ashtu edhe të rivalit. E rëndësishme është përshtatja e shpejtë e shokëve të ekipit kundrejt orjentimeve që u jap, duke thërritur pa fund tërë lojën.

Kjo lidhet me merakun e pafund që kam për të ruajtur të paprekur rrjetën dhe me përjashtim të ndeshjes me Vllazninë, detyra duket se është kryer drejt, thotë ndër të tjera portieri i Teutës, Bledion Rizvani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›