Krasniqi: Deputetët s'detyrohen të rrinë në seancë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha sot se askush nuk ka të drejtë t’i obligojë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në kohën kur zgjidhet presidenti i vendit.
Duke folur për seancën e jashtëzakonshme, tha se në Kryesinë e Kuvendit ende nuk ka arritur një kërkesë e tillë, ndërsa në momentin që arrin kjo kërkesë mund të procedohet edhe sonte.
Kryeparlamentari me këtë rast tha se duke u bazuar në Kushtetutë dhe në Rregullore të punës së Kuvendit është vullnet i deputetëve nëse duan ose jo të qëndrojnë gjatë votimit në seancë, ndërkaq kryeministri i vendit më parë i kishte fajësuar partitë politike opozitare si shkelës të Kushtetutës, të cilat sipas tij me bojkotin e tyre sollën Kosovën në këtë gjendje.
S’ka kërkesë për seancë të jashtëzakonshme
Kreu i legjislativit të vendit duke folur për seancën e jashtëzakonshme, tha se në Kryesinë e Kuvendit nuk ka arritur kërkesë, ndërsa sipas tij në momentin që arrin, kërkesa mund të procedohet edhe sonte.
Krasniqi ka kërkuar nga koalicioni që të ulet dhe të bisedoj me partitë politike për zgjidhjen e çështjes së presidentit, në mënyrë që vendi ta dalë nga kjo gjendje e krijuar politike dhe presidenti të jetë konsensual dhe i pranueshëm për të gjithë.
Sipas tij, konfuzioni politik i krijuar në Kosovë nuk arrin të qartësojë nëse kryetari i Kuvendit mund të jetë njëkohësisht edhe president i shtetit në këto rrethana, megjithatë Krasniqi mendon se kryetari i Kuvendit duhet të ushtrojë aktualisht këtë detyrë.