E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtarët: Bashkia të gjej një hapësirë për ne

Vendimi i bashkisë i pak ditëve më parë për të hequr ambulatorët nga trotuaret, nuk do të jetë i thjeshtë për t`u zbatuar. Tregtarët e vegjël, që kanë vendosur tezgat apo kanë ngritur çadrat në trotuar, thonë se bashkia duhet të gjejë një hapësirë të posaçme ku ata do të nisin të tregtojnë nëse do të zhvendosen nga rruga.

Duke e konsideruar shitjen e atyre produkteve apo ushqimeve si e vetmja mënyrë për të jetuatr, tregtarët thonë se e kanë të papërballueshme pagesën e një takse tregu prandaj dhe detyrohen të shesin në këtë mënyrë.
 

Por pavarësisht kësaj, vendimi i bashkisë i komunikuar nga zëdhënësja e këtij institucioni, ka caktuar datën 1 tetor si afatin e fundit, ku këta tregtarë duhet të boshatisin trotuaret. Në rast se kjo nuk do të zbatohet, do të ndërhyjë policia bashkiake për të bërë largim, duke i liruar trotuaret kalimtarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›