E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Sejdiu fal 62 të burgosur

Prishtinë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e pavarësisë së Kosovës, ka nxjerrë dekretin për faljen apo uljen e dënimit për rreth 62 persona që po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës. Vendimi i presidentit Sejdiu është bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligj. Zyra e presidentit bën të ditur se dekreti për falje i presidentit të Kosovës hyn në fuqi më 17 shkurt 2009.

Me këtë rast presidenti ua ofroi dekretin ministres së Drejtësisë dhe drejtorëve të institucioneve korrektuese të Republikës së Kosovës për zbatimin e menjëhershëm të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›