Uji i ndotur, alarm i banorëve
26/03/2005 ELBASAN/ “Elber” garanton pastërtinë
ELBASAN – “Turbullimi i ujit nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë kemi parë në ujin e pijshëm”, shprehen banorët e fshatit Katund i Ri, në Elbasan.
Një ditë më parë, ata kanë vërejtur disa gjallesa parazitore, të quajtura Qimëza në gjuhën popullore, të cilat kanë ardhur nëpërmjet ujit të pijshëm. Sapo kemi hapur ujin, kemi parë të dalin në formë gjarprinjsh me qindra të tilla, duke treguar këto gjallesa, të cilat janë zhvillim i sëmundjes Diktocauloza, e hasur te kafshët në formën parazitare, por që përbën një rrezik edhe për njerëzit.
Banorët të alarmuar për atë që kanë hasur në ujë, kanë rendur ta bëjnë publik këtë fakt, duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme, pasi uji i pijshëm tashmë nuk mund të konsiderohet i tillë. Ata shtojnë gjithashtu se shpesh uji vjen me ngjyrë, por hasja e këtyre gjallesave ka tmerruar edhe fëmijët, të cilët kanë mundur ta shikojnë edhe në shishet me ujë.
Sipas specialistëve, është e mundur që kjo gjallesë të haset në ujë, sidomos kur bëhet fjalë për zonë rurale dhe praninë e kafshëve. Sëmundja e përcaktuar në gjuhën shkencore si Diktocauloza, krijon këto lloje parazitësh, të cilët përfundojnë në kanalizime apo edhe në ujërat e zeza. Gjenerimi i këtij paraziti në ujin e pijshëm, i konsumuar nga njerëzit, mund të shkaktojë probleme në shëndet, duke u shfaqur në formë kolle, problem të ekuilibrit deri në vdekje.
“Elber” kundërshton versionin e banorëve
Deklaratat e banorëve dhe shfaqja e enëve me parazitë, ka bërë që firma gjermane e ujësjellësit të ngrejë një grup specialistësh dhe gjithashtu të vendosë kryerjen e menjëhershme të analizave, për të vërtetuar ekzistencën e këtij paraziti. Pas hapjes së ujit të pijshëm, duke furnizuar të gjtha tubacionet janë marrë disa kampione dhe këto janë dërguar pranë Drejtorisë së Higjienës për analizim.
Pasi është bërë e mundur kjo, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Elber”, Atila Gjylajdin, ka dalë në një konferencë shtypi, duke deklaruar se nuk ka asnjë bazë analizash që konfirmon ndotjen e ujit të pijshëm.
“Pas përfundimit të analizave, jemi të bindur se uji është bakteriologjikisht dhe kimikisht i pastër. Duam të garantojmë të gjithë banorët e Elbasanit, se uji që konsumojnë është cilësor, në bazë të të gjitha standardeve shqiptare së bashku edhe me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë”, shprehet drejtuesi i “Elber”.