E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi në Samitin Ekonomik të Euroazisë

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 12:19

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Memli Krasniqi, udhëton sot për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Euroazisë që organizohet nga "Marmara Foundation" me seli në Stamboll.

Ministri Krasniqi, të premten, në sesionin “Dialogu” të këtij samiti, do të mbajë një fjalë rasti me temën; “Dialogu nga Perspektiva e Kulturës, Shkencës, Edukimit, Religjionit dhe Politikës”.

Përveç kësaj ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit i Kosovës do të ketë edhe shumë takime me zyrtarë të lartë të shtetit turk si dhe zyrtarë nga shtete tjera të botës, që marrin pjesë në këtë samit, njofton Zyra e Informimit e MKRS-së.

Ky samit, që po mbahet për të 14-ën herë, ka filluar punimet të mërkurën, më 13 prill, dhe në të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra, ish-presidentë, ish-kryeministra dhe personalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Janë disa tema si energjia, ekonomia, dialogu ndërkulturor, mjedisi dhe edukimi, që diskutohen nga pjesëmarrësit. Samiti, sipas organizatorëve, synon të gjejë rrugë për përforcimin e raporteve mes Bashkimit Evropian vendeve të Azisë Qendrore, Kaukazit dhe Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›