E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabiste Mercedes-Benza, arrestohet 21 vjeçari

VLORË-Policia e Vlorës ndaloi sot një 21 vjeçar nga qyteti bregdetar, i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për vjedhje automjetesh.

Burime zyrtare nga Policia lokale bën të ditur të mërkurën se Edison Abdullaj, i dënuar më parë nën këtë akuzë, u ndalua gjatë një aksioni në banesën e tij, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Gjatë periudhës korrik-shtator të vitit 2010, Policia tha se 21 vjeçari Abdullaj, në bashkëpunim me tre të tjerë, të arrestuar më parë nga blutë e Tiranës, akuzohen se kanë vjedhur në qytetin e Sarandës, 3 automjete tip Mercedes-Benz.

Ndërsa 21 vjeçari Abdullaj kishte arritur t’i shpëtonte ndjekjes së Policisë, çështja gjyqësore në ngarkim të tij dhe tre personave të tjerë ka vazhduar në mungesë dhe, nën këtë akuzë, ky shtetas u dënua në korrik të këtij viti me 16 muaj heqje lirie.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›