E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë rregullat për trajtimin e të paraburgosurve



Ndryshime në ligj janë bërë sa i përket trajtimit të të paraburgosurve në burgjet shqiptare.
Konkretisht, në ndryshimet e miratuara thuhet se në institucionet e paraburgimit ndalohet mbajtja e të miturve në një dhomë me të rriturit, ose vendosja e të miturave vajza me të mitur djem në të njëjtën dhomë. Të miturit vendosen në dhoma e seksione të veçuara, duke u krijuar mundësinë e një trajtimi të veçantë. Të miturat vajza mbahen nën mbikëqyrjen dhe kujdesin vetëm të një personeli femëror. Gratë e paraburgosura vendosen në dhoma apo seksione të veçanta nga burrat dhe mbahen nën mbikëqyrjen e kujdesin vetëm të një personeli femëror. Drejtori i institucionit të paraburgimit, me kërkesë të prokurorit apo të gjykatës, kufizon të drejtën e të paraburgosurit për të pritur vizita, për korrespodencë apo për biseda telefonike, kur është e nevojshme për kryerjen e veprimeve procedurale penale.
Të paraburgosurit nuk përfitojnë leje shpërblyese. Me miratimin paraprak të prokurorit dhe të drejtorit të institucionit, të paraburgosurit mund t’i jepet leje e veçantë për: lindje të fëmijës së të paraburgosurit, martesë e fëmijës, vëllait, motrës apo prindit të të paraburgosurit, vdekje e fëmijës, bashkëshortit/es, vëllait, motrës apo prindit të të paraburgosurit si dhe për raste të tjera përjashtuese.
Vërtetimi i fakteve juridike dhe identifikimi i personave të mësipërm bëhen në bazë të dokumenteve të lëshuara për këto raste nga organet përkatëse.

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›