Shqipëria zbret 4 vende
Katër vende më poshtë në renditjen botërore. Kaq i ka kushtuar Shqipërisë humbja 4-1 me Suedinë. Në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, për muajin tetor 2009, ndodhemi në vendin e 97-të, teksa një muaj më parë, në shtator, ishim në vendin e 93-të. Edhe pikët kanë rënë: - 26, tani kemi 334 pikë. Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Zambias (vendi i 96-të) dhe Angolës (98). I dhimbshëm është një fakt. Kombëtarja e Malit të Zi, fqinji ynë i vogël verior, e krijuar vetëm para pak vitesh, ndodhet më lart në renditje: vendi i 75-të në FIFA e i 38-të në UEFA. Kjo do të thotë shumë për Federatën Shqiptare të Futbollit. Renditja më e mirë e Shqipërisë në vitin 2009 është ajo e muajit janar: vendi i 78-të, pra nga fillimi i viti kemi humbur 19 vende në renditjen botërore. Në renditjen UEFA Shqipëria vazhdon të ndodhet në vendin e 42-të nga 53 federata. Në këtë klasifikim Kombëtarja jonë renditet midis Moldavisë (41) dhe Armenisë (43), duke lënë pas 11 skuadrat e mëposhtme: Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu, Lihtenshtejni, Malta, Andorra e San Marino. Në renditjen botërore në podium janë Brazili, Spanja dhe Holanda.