E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu, fushatë në Përmet: “PR-ja do të kërkojë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës”



Turi elektoral i kreut të republikanëve, Fatmir Mediu, vijoi dje në qytetin e Përmetit. Gjatë fjalës së tij Mediu tha se sukseset e katër viteve të qeverisë, pjesë e së cilës është edhe Partia Republikane, i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një tjetër imazh, autoritetin e duhur për të gjykuar dhe marrë vendime me rëndësi. Ai theksoi se “gjatë mandatit tonë të dytë Partia Republikane do të kërkojë me insistim për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës. Ne e kemi kërkuar këtë zgjidhje jo për interesa personale të dikujt në veçanti, por sepse përherë kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë se zgjidhja përfundimtare e saj është një çështje e së drejtës, e cila ndër të tjera do t’i japë vendit zhvillim ekonomik dhe si pikë kyçe për BE”, - tha Mediu.

1 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›