Krerë të drejtësisë italiane, takim me Sollakun për dosjet e trafiqeve
15/06/2005 Numri dy i Policisë italiane, Sena, ka shkëmbyer informacion për çështje konkrete, që hetohen nga të dy palët
Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka pritur dje në një takim pune në kuadër të bashkëpunimit një delegacion Italian, të kryesuar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Shef i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekt Luigi De Sena. Gjatë takimit janë shkëmbyer informacione për çështje konkrete, që janë në hetim nga të dy vendet. Gjithashtu është biseduar në kuadër të bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë të të dy vendeve për evidentimin dhe luftën kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar, në veçanti. Përfaqësuesit e drejtësisë italiane kanë falenderuar Sollakun për bashkëpunimin në luftën kundër krimit në tërësi dhe në veçanti për operacionin e fundit të suksesshëm për arrestimin e grupit kriminal të vjedhjeve të vilave në veri të Italisë. Madje, ata kanë shkëmbyer informacion rreth hetimit dypalësh ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal.
Takimi
Dje në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Kryeprokurori Theodhori Sollaku ka pritur një delegacion italian, të kryesuar nga zv.drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit dhe Shefi i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekt Luigi De Sena. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime zyrtare të organit qendror të akuzës. Ato sqaruan se në takimin prej disa orësh kanë qenë prezent edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Januci, si dhe gjeneral Corado Boruso i Divizionit të Karabinerive, gjeneral Pasquale de Bida i Guarda di Financa dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit italian. Gjatë takimit është biseduar për nisma të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar si dhe janë shkëmbyer informacione për çështje konkrete. Sollaku, nga ana e tij, ka vlerësuar forcimin e marrëdhënieve, veçanërisht ndihmën dhe kontributin e dhënë në luftën kundër fenomeneve kriminale. Edhe pala italiane nga ana e saj ka vlerësuar qëndrimin e prokurorisë shqiptare, duke e cilësuar përballjen me krimin një synim të përbashkët.
Çështjet
Nga burimet mësohet se gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje konkrete, të cilat janë nën hetim nga të dy vendet dhe se është shkëmbyer informacion rreth këtyre dosjeve. Luigi de Sena, ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e palës italiane për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh nëpërmjet programeve konkrete dhe shkëmbimit të mëtejshem të informacionit për çështje me interes të përbashkët. Burimet pohuan se, kryesisht është diskutuar mbi dosje të trafikut të narkotikëve dhe qenieve njerëzore. Ndërkaq mësohet të jetë diskutuar edhe për operacionin e fundit të suksesshem për arrestimin e dy anëtarëve të grupit të strukturuar të vjedhjeve të vilave në veri të Italisë. Veç Emiljano Reçit nga Laçi dhe Artur Cekës nga Mamurrasi, policia italiane ka prangosur rreth 17 pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar, të akuzuar edhe për trafik ndërkombëtar të kokainës. Burimet pohuan dje se në takim u theksua rëndësia për të organizuar takime të tjera në të ardhmen me specialistë nga të dy institucionet e drejtësisë. Kjo, me qëllim rritjen e efikasitetit të mëtejshëm në luftën kundër fenomeneve kriminale dhe krimit të organizuar, përfundojnë burimet.
Itali, kapen 9 shqiptarë e kosovarë dhe 18 kg heroinë
Policia italiane ka zbuluar dhe goditur dy ditë më parë një rrjet të mirorganizuar të trafikut të drogës, në përbërje të të cilit kishte shqiptarë e kosovarë. Lajmi është publikuar dje nga mediat italiane, ku thuhej se gjatë një operacioni të forcave të antidrogës italiane, janë arrestuar nëntë persona dhe janë gjetur e sekuestruar 18 kilogramë heroinë. Operacioni i policisë italiane është shtrirë në disa qytete, në pjesën verilindore të vendit. Sipas mediave italiane, operacioni është shtrirë në qytetet e Venecias, Barit, Viçensës, Firences dhe Padovas. Gjatë kontrollit që është ushtruar në një autoveturë me të cilën po udhëtonin disa prej të arrestuarve, është gjetur e fshehur në serbator një sasi prej 18 kilogramë heroinë. Policia vendase ka pohuar për mediat italiane se hetimi ndaj këtij grupi shqiptaro-kosovar kishte filluar prej disa muajsh dhe se ndaj tyre disponohen në cilësinë e provave materiale përgjime telefonike dhe sasia e drogës së kapur. Ndërkaq nga hetimet është konkluduar se droga hynte në Itali prej kufijve të Shqipërisë.
Policia spanjolle arrestoi 2 belgë e një shqiptar me 2800 kg kokainë
Policia spanjolle ka goditur tri ditë më parë një grup të mirorganizuar të trafikimit të kokainës së pastër nga Amerika Latine drejt Evropës. Një shqiptar 27-vjeçar, me inicialet G.X. dhe dy belgë, janë arrestuar, pasi në jahtin turistik me të cilin udhëtonin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materile 2800 kilogramë kokainë. Guardia Civile spanjolle ka ndaluar të dielën jahtin turistik, i cili vinte nga ujërat territoriale të Portugalisë dhe është ndaluar pranë brigjeve të Spanjës. Ndalimi dhe kontrolli i tij është bërë pas informacioneve të sigurta të marra nga policia spanjolle, e cila kishte nën hetim edhe 19 persona të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Në mediat vendase janë cituar burime zyrtare të policisë spanjolle, të cilat kanë pohuar se tre të arrestuarit kishin kohë që ndiqeshin dhe përgjoheshin. Madje, policia ka pohuar se ishte në dijeni të ngarkesës së saktë të drogës që vinte prej Amerikës Latine. Ndërsa nën hetim janë edhe 19 personat e tjerë, që dyshohen të jenë organizatorë të këtij trafiku.