Përgjimet telefonike që zbuluan vrasësin e Eva Vishës
15/06/2005 Më 20 qershor nis procesi në ngarkim të të pandehurit
Alma Çuka
TIRANË – Dosja penale me emrin e të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes së Eva Vishës, më 23 maj të vitit 1997, në kilometrin e 32 të rrugës Tiranë-Elbasan, Albenc Aga, ka mbërritur në zyrën e gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili ka caktuar edhe datën për fillimin e gjykimit. Më 20 qershor do të nisë procesi. I pandehuri nuk do të jetë i pranishëm. Ndërkohë që në dosje është shënuar emri i avokatit Ruhi Hado, i caktuar kryesisht. Por në bazë të ligjit, fillimisht familja e të pandehurit në rast se do të interesohet ka të drejtën e caktimit të një avokati mbrojtës. Prokurori i çështjes është Granit Shahu.
Provat
Në dosjen penale, sipas burimeve nga gjykata, janë të rreshtuara një seri provash shkresore. Mësohet se provat që ndodhen në dosje janë të pakundërshtueshme dhe vërtetojnë në mënyrë kategorike autorësinë e veprës penale të të akuzuarit. Për të dalë tek emri i Albenc Agos, ish–shofer në Partinë Socialiste, janë bërë disa hetime. Prokurori Granit Shahu e ka patur këtë çështje pesë muaj në dorë. Ajo që nuk është arritur për tetë vite me radhë, u arrit të bëhej për pesë muaj. Autori i vrasjes makabre të Eva Vishës, 39 vjeçe, dyshohet se është Albenc Ago. Për të arritur në këtë përfundim, që nuk ka qenë i lehtë, është dashur punë e madhe. Pesë muaj hetime intensive. Përgjimet telefonike dhe dëshmitarët kanë nxjerrë në dritë të dhëna interesante. Janë mbi dhjetë dëshmitarë që do të thirren para Gjykatës së Tiranës për të bërë dëshminë e tyre lidhur me këtë vrasje. Mësohet se një prej dëshmive është kryesore, ndërsa të tjerat kanë qenë afër autorit dhe kanë dëgjuar të dhëna nga të tretët. Për të ecuar--- në hetime, Prokuroria ka arritur të bëjë disa përgjime telefonike. Kështu është bërë e mundur zbardhja e vrasjes. Emrat e dëshmitarëve nuk bëhen të ditur. Gjithçka do të mësohet në seancë gjyqësore. Ajo që thuhet se është e vërtetë, është fakti se Albenc Aga pas kryerjes së vrasjes në maj të vitit 1997, është larguar në Itali bashkë me familjen e tij. Dosja e sjellë në gjykatë në fillim të këtij muaji, nuk është voluminoze. Ajo ka brenda saj vetëm disa dëshmi të regjistruara dhe transkriptimin e bisedave telefonike. Nuk dihet se kush është përgjuar. Por ajo që thuhet se është e vërtetë, është fakti se Albenc Aga gjatë këtyre viteve ka qenë në ankth. Më shumë ankthi është shtuar kur Aga ka mësuar se në Prokurori është dërguar një shkresë nga familjarët për fillimin e hetimeve dhe zbardhjen e së vërtetës. Që në këtë moment, Prokuroria ka vepruar me kujdes, duke vënë në përgjim të gjithë numrat e telefonave të të afërmve të tij, shokëve dhe miqve.
Në kërkim të vrasësit të "panjohur"
Policia dhe Prokuroria nuk kanë arritur të sigurojnë qoftë edhe një foto të personit të akuzuar për vrasjen e Eva Vishës, më 23 maj të vitit 1997. Burime pranë gjykatës kanë pohuar se në dosje nuk ekziston fotografia e vrasësit. Ndërkaq mësohet se organi i akuzës e ka sqaruar mungesën e fotos së të pandehurit, duke theksuar se nuk i është gjetur asnjë foto familjare apo zyrtare. Kështu nuk është gjetur në arkiva ndonjë foto që ai mund të ketë përdorur për të nxjerrë pasaportën apo patentën. Gjithashtu, edhe në familje nuk i është gjetur ndonjë foto. Kështu që Interpoli është i detyruar që pas tetë vitesh të kërkojë një njeri pa foton e tij, duke mos përmendur pastaj ndryshimin fizik që mund të ketë bërë. Ndonëse destinacioni i tij fillestar thuhet se ka qenë Italia, më pas nuk është dëgjuar ndonjë adresë tjetër, përfundojnë burimet.
Eva u qëllua me plumb në kokë dhe u hodh në rrugë
Ka qenë fundi i majit ‘97, kur në Shqipëri kishin filluar trazirat, dita kur Eva Visha, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, është gjetur e pajetë nga kalimtarë të rastësishëm në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në Qafë-Krrabë. Burime të grupit hetimor
kanë thënë se nga këqyrja e viktimës dhe ekspertizës mjeko-ligjore të kryera atëherë, ka rezultuar se ajo ishte goditur me plumb në kokë. Por policia, atëherë nuk ka arritur të sigurojë prova materiale, pohojnë burimet. Gjithashtu gjendja e nderë gjatë trazirave duket se ka penguar hetimet, sqarojnë ato. Ndërkaq, autori i ngjarjes është larguar pa u vënë re në drejtim të paditur, duke mbetur enigmë për afro tetë vjet. Burimet thonë se nga rifillimi i hetimeve në bazë të një dëshmie, është arritur në një emër konkret, të akuzuar për autorësinë, Albenc Aga, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kronologji
23 maj të ‘97-ës, Eva Vishaj vritet në kilometrin 32 të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Ajo qëllohet me plumb dhe hidhet në rrugë
Janar 2005
Familjarët e Vishës i shkruajnë letër Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe kërkojnë prej tij hapjen e hetimeve të lënë pezull prej tetë vitesh
Janar 2005
Me urdhër të numrit një të akuzës, Prokuroria e Tiranës ka rihapur dosjen dhe për pesë muaj radhazi veprimet kanë çuar në emrin e të akuzuarit për vrasjen
Qershor 2005
Dosja hetimore, tashmë e përfunduar, dërgohet në Gjykatën e Tiranës, me një të pandehur të akuzuar për vrasje, Albenc Ago, që është në mungesë dhe në kërkim njëkohësisht
20 qershor 2005, gjykata vendos që të nisë procesin në ngarkim të Albenc Agos për vrasjen e Eva Vishajt, tetë vjet më parë, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Dëshmitarë
Janë 10 persona, që të kërkuar nga akuza do të paraqiten në sallën e gjyqit, me të nisur procesi, për të dëshmuar për ngjarjen e majit ‘97-të