E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët botërorë reagojnë kundër lirimit të libianit

 

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë reaguar ashpër ndaj mikpritjes prej heroi të organizuar në Libi për Abdel Basset al-Megrahin, pas lirimit të tij nga burgu në Skoci, ku po vuante dënimin për vrasjen e 270 personave, duke provokuar rrëzimin e një avioni mbi Lockerbie. Presidenti amerikan Barak Obama quajti gabim lirimin e Megrahinit, edhe pse për arsye humanitare. Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband tha se pamjet ku Megrahini pritet si hero, ishin tejet shqetësuese. Kryeministri britanik, Gordon Braun, i kishte shkruar letër udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, në të cilën ka kërkuar që për të të organizohet pritje jotriumfale. Abdel Basset al-Megrahin u kthye në atdhe ditën e enjte pasi autoritetet skoceze e liruan atë për arsye njerëzore, pasi vuante nga kanceri vdekjeprurës në prostatë edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Libia mendon se Megrahin ishte i burgosur politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›