E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani “parashikon”: Apolonia fiton trofe

 

Albert Xhani është rikthyer në Shqipëri dhe është treguar mjaft aktiv, pavarësisht se nuk dhënë ende lajmin se do të japë pagat e lojtarëve. Gjithsesi, ai ka komentuar situatën aktuale të futbollit dhe për më tepër, ka guxuar të “parashikojë” edhe sezonin e ri të Superiores. Sipas tij, do jetë klubi i Apolonisë ai që do të surprizojë, pasi do arrijë të fitojë një trofe, ose titullin kampion, ose Kupën e Shqipërisë. Madje, ai beson se skuadra fierake do realizojë një sezon të suksesshëm dhe ka për të qenë patjetër në kupat e Evropës. “Mund t’ju them që Apolonia do arrijë të fitojë një nga dy trofetë e këtij sezoni, ose titullin kampion, ose Kupën e Shqipërisë. Klubi fierak do marrë pjesë në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm,” – ka thënë presidenti i Partizanit. Ndërkohë, ai ka vazhduar serinë e akuzave, duke thënë: - “Partizani do ngjitet në Superiore nëse ju leverdis atyre, pasi edhe mund të na çojnë një kategori më poshtë, domethënë në të dytën.” Gjithsesi, çështja më e rëndësishme, për të cilën pritet të flasë presidenti i të kuqve është pikërisht ajo financiare, por ai nuk jep edhe aq lajme të mira: - “Nuk kam asnjë plan për aspektin financiar. Kush do le të qëndrojë. Kush nuk do që të luajë, le të largohet. Ky është plani ynë, pasi nuk kemi vendosur asnjë afat përsa i përket zgjidhjes së situatës,” – ka përfunduar Albert Xhani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›