E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli merr ofertë nga Izraeli

 

Migen Memelli mund të mos jetë më pjesë e klubit të Tiranës. Sulmuesi ka marrë një ofertë nga një klub izraelit dhe për momentin është duke menduar mundësinë e transferimit. Bëhet fjalë për një klub prestigjioz, i cili gjithashtu ka ofruar edhe një kontratë të majme për lojtarin. Migen Memelli ka një marrëveshje me Tiranën, ku mund të largohet nëse i vjen një ofertë më e mirë, nga një klub jashtë territorit të Shqipërisë. Sulmuesi ka marrë disa javë më parë edhe një ofertë nga një klub kinez, i cili ofroi plot 320 mijë dollarë për dy vite. Aktualisht, lojtari është duke u kuruar në Belgjikë, për shkak të dëmtimit të pësuar dhe klubi i Tiranës është në pritje të tij, pasi është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të formacionit të trajnerit Lonçareviç. Deri në fund të merkatos, lojtari mund të vendosë të ndryshojë skuadër, edhe pse kampionët e Shqipërisë janë munduar të kenë një raport sa më korrekt me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›