Krerët e minibashkive ndryshojnë qendrat e votimit për votuesit e partive kundërshtare
Drejtuesit vendorë vihen në akuzë nga partitë politike për formulimin e listave. Ndryshimi i qendrave të votimit bëhet për çoroditjen dhe pengimin e zgjedhësve për të votuar
Shaban Sulçe
Standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit rrezikojnë të cenohen edhe për shkak të një tjetër fenomeni të dëmshëm të konstatuar kohët e fundit dhe që ka të bëjë me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Protagonistë të këtij fenomeni janë drejtues të njësive bashkiake në kryeqytet, ndërsa “viktimat” sigurisht që pritet të jenë votuesit e njohur si mbështetës dhe simpatizantë të partive, të cilat janë rivale me partitë që përfaqësojnë krerët e minibashkive. Gjithçka ka të bëjë me përgatitjen dhe afishimin e listave përfundimtare të zgjedhësve nga ana e njësive bashkiake. Drejtuesit e minibashkive janë vënë në akuzë nga shumë parti politike, të cilat kanë konstatuar se shumë prej anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre u janë zëvendësuar qëllimisht qendrat e tyre të votimit. Sipas tyre, një gjë e tillë është bërë për të çoroditur dhe penguar anëtarët dhe simpatizantët e tyre për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit.
Fenomeni
Drejtues lokalë të disa prej partive politike në kryeqytet kanë akuzuar krerët e njësive bashkiake se kanë manipuluar listat përfundimtare të zgjedhësve. Sipas tyre, gjatë përgatitjes së listave janë ndryshuar qëllimshëm qendrat e votimit të shumë prej personave, të cilët njihen si votues, anëtarë apo simpatizantë të partive, që janë kundërshtare me partitë që përfaqësojnë krerët e minibashkive. Shumë prej këtyre personave, edhe pse figurojnë si zgjedhës në njësitë bashkiake ku banojnë, nuk e kanë emrin në qendrat e votimit ku ata kanë votuar tradicionalisht, por në qendra të tjera votimi. Një gjë e tillë është bërë qëllimisht për t’i çoroditur këta votues në ditën e votimit. Duke qenë se ata janë mësuar që të votojnë në qendrën e votimit ku kanë votuar gjithmonë, duke mos gjetur emrin në listë, këta votues do ta kenë të pamundur dhe shumë të vështirë për të gjetur qendrën e tyre të re të votimit.
Listat
Përgatitja dhe afishimi me vonesë i listave të votuesve nga drejtuesit e njësive bashkiake solli disa javë më parë reagimin e ashpër të partive të opozitës. Partia Socialiste, por edhe parti të tjera, akuzuan drejtuesit demokratë të njësive bashkiake në kryeqytet se po u fshinin listat e zgjedhësve, duke aluduar për përpjekje të qëllimshme, me synim manipulimin e tyre. Ndërkohë, afishimi me vonesë i listave solli edhe shqetësimin e Komitetit Shqiptar të Helsnikit, që u kërkoi drejtuesve të njësive lokale që të respektonin afatin ligjor që parashikonte Kodi i ri Zgjedhor.
12 Qershor 2009