E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Tirana do të votojë për LSI-në dhe Ilir Metën”



Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi disa takime mjaft entuziaste me qindra qytetarë në njësitë bashkiake të Tiranës. Gjatë këtyre takimeve Meta prezantoi kandidatët për deputetë të LSI-së në Tiranë dhe planin për veprim të saj, që do të nxjerrë vendin nga kriza, duke e ndarë njëherë e mirë me varfërinë dhe papunësinë.
Duke marrë fjalën përmes entuziazmit të qytetarëve të pranishëm, Meta tha se LSI-ja u ofron shqiptarëve një program realist dhe konkret, që synon ta nxjerrë vendin nga kriza dhe që e fut Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit. Kreu i LSI-së tha gjithashtu se vendi ka nevojë për një lidership të provuar. Ai shprehu bindjen se Tirana më 28 qershor do të votojë për LSI-në dhe Ilir Metën. “Vendi ka nevojë për një lidership të provuar, sepse po kalon një situatë krize ekonomike, e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojë për LSI-në dhe Ilir Metën, sepse nuk mund t’i zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika, por që nuk sakrifikojnë dot, nuk rrezikojnë dot, sepse nuk besojnë në radhë të parë te sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe te sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjesht një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do t’ia dijë për votën e qytetarëve”, - tha Meta.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›