PS: Mbi 10% e zgjedhësve pa pasaportë rrezikojnë të mbeten pa votuar
Islami denoncon gabimet në listat përfundimtare të zgjedhësve për 28 qershorin. PS: Mbi 17 mijë persona të vdekur rezultojnë në listat e votuesve
Shaban Sulçe
Partia Socialiste hedh dyshime për standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit për shkak të gabimeve në listat përfundimtare të zgjedhësve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, tha se më shumë se 17 mijë persona, të cilët janë mbi moshën 90 vjeç, pjesa më e madhe e tyre kanë ndërruar jetë, figurojnë në listat e zgjedhësve dhe konsiderohen votues të mundshëm në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Islami foli gjithashtu edhe për çështjen e kartave të identitetit. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste denoncoi mungesën e informacionit dhe transparencës nga ana e Ministrisë së Brendshme. Islami tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë shumë të rrezikuara, pasi më shumë se 10% e shtetasve pa pasaportë nuk do të kenë mundësi që të pajisjen me kartë identiteti dhe rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi që të votojnë në këto zgjedhje.
Kartat
Duke folur për çështjen e kartave të identitetit, Islami tha se situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe zgjedhjet shumë të rrezikuara. Sipas tij, kemi të bëjmë me një situatë kaotike për shpërndarjen e letërnjoftimeve, ndërkohë që nga ana tjetër Ministria e Brendshme po e vesh me terr informativ këtë proces. Ai tha se më shumë se 10% e shtetasve pa pasaportë rrezikojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje. “Numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë shumë më i lartë se 10 për qind. Shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Nuk është e rëndësishme se paskan aplikuar rreth 1.3 milionë, kur qeveria nuk është në gjendje, apo nuk dëshiron të japë shifrën se sa votues pa pasaportë e kanë marrë në dorë letërnjoftimin dhe këtë shifër nuk e ka dhënë asnjëherë. Nuk ka asnjë vlerë për zgjedhjet shifra prej 1.3 milionë aplikimesh, kur Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të thotë që nga lista përfundimtare e zgjedhësve se cilët emra janë me pasaportë, cilët janë me letërnjoftim dhe cilët janë as me pasaportë dhe as me letërnjoftim. Përveç territ, përveç një gjendjeje kaotike, situata mbetet e paqartë, e pashpresë dhe me një mundësi të madhe manipulimi selektiv nëpërmjet letërnjoftimeve”, - tha Islami.
Listat
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste ngriti shqetësimin e çështjes së listës përfundimtare të zgjedhësve. Duke iu referuar rastit të një shtetaseje 159-vjeçare, e cila figuron në këtë listë, Islami tha se gjithashtu mbi 17 mijë persona mbi moshën 90 vjeç rezultojnë si zgjedhës në zgjedhjet e 28 qershorit. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste tha se qeveria dështoi në angazhimin e saj për të siguruar listën e saktë përfundimtare të zgjedhësve. “Janë mbi 17 mijë shqiptarë, gati sa dy mandate deputetësh, me moshë mbi 90 vjeç deri te mosha e Shqypes, 159 vjeçe. Mbi 5 mijë votues me moshë mbi 100 vjeç dhe rreth 3300 votues me moshë mbi 110 vjeç. Pra, a e kuptoni që lista përfundimtare nuk është pastruar, megjithëse është e kompjuterizuar, megjithëse pretendohet dhe i thuhet qoftë shqiptarëve, qoftë përfaqësuesve ndërkombëtarë, që kemi përdorur një teknologji moderne, se është hera e parë që përdoret një teknologji e tillë që s’e ka asnjë vend tjetër i Europës? Por nuk e besoj që ka një vend tjetër të Europës me një numër kaq të madh defektesh, që janë si tragjike, po ashtu edhe komike. Konkluzioni im i fundit është ky: që megjithëse janë aplikuar teknologji moderne, qoftë me lista, qoftë në regjistrin civil të përqendruar, qoftë në procesin e kartave, kjo qeveri realizoi dështimin e fundit, pra degjeneroi edhe teknologjitë moderne”, - tha Islami.
12 Qershor 2009