E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çmendet Babagjyshi”, zjarr në një festë, vret 3 persona

 

Një burë i veshur si Babagjyshi i festave ka hapur zjarr në një festë Krishtlindjesh në një shtëpi në Los Anxhelos, e cila mori flakë, duke lënë tre persona të vdekur. Babagjyshi në fjalë ishte 45-vjeçari Bruce Jeffrey Pardo. I përshkruar nga policia si i rrezikshëm dhe i armatosur, Pardo është bashkëshorti i përzënë i një personi, që mund të ketë qenë në festë. “Babagjyshi” i përzënë nga gruaja kishte mbërritur në një festë në Covina në orët e vona të së mërkurës dhe menjëherë kishte hapur zjarr. Dëshmitarët thanë se pasi kishte shkaktuar zjarrin dhe viktimat, ai e kishte hequr kostumin e Babagjyshit dhe ishte larguar me rrobat e veta. Sipas policisë, tre persona u gjetën të vdekur sapo u fik zjarri. Edhe tre njerëz të tjerë në festë ishin plagosur. Një vajzë 20-vjeçare dhe një tjetër 8-vjeçare kishin plagë arme, që nuk përbënin rrezik për jetën e tyre. Policia ka marrë disa telefonata pas zjarrit që nisi rreth orën 23:30. Ndërsa makinat e policisë mbërritën në vendngjarje dëgjonin ende të shtëna. Fillimisht zjarrfikësit nuk u lejuan të afrohen nga policia për shkak të dëgjimit të së shtënave. Zjarri arriti të fikej rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes. Shtëpia dykatëshe u shkatërrua tërësisht. Ngjarja ka përhapur panik, pasi lagjja në fjalë është ndër më të qetat dhe banorët janë kryesisht të moshuar. Disa orë më vonë policia gjeti në shtëpinë e të vëllait të tij trupin e pajetë të “Babagjyshit”. 45-vjeçari ishte vetëvrarë.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›