E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi kërkon ndjesë publike

"Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë". Këtë deklaratë e ka vërtetuar dhe bashkëshorti Elvis Rroshi, i cili me anë të një letre, kërkon ndjesë publike ndaj të gjithëve bashkëqytetarëve. E gjithë dëshmia e Griseldës është hedhur poshtë, dhe gjithshka parashtrohet si në letrën që zbardhet e plotë.
 

“Në emër të familjes time, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.
 

U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi Kavajas që ndanë me mua dhe familjen, orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.
 

U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.
Falenderoj Prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres.
 

Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë. Cdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem. E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë, është angazhimi im maksimal për t`u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”, përfundon me tej deklarata.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›