Kreu i Emergjencave: Qetësohuni, rrugët janë të kalueshme
Alfred Olli raporton se të gjitha akset kryesore të vendit janë të kalueshme. Në zonat veriore dhe verilindore kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë
Tiranë - Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, është shprehur dje se rrugët nacionale janë të gjitha të lira, qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht, ndërsa nuk ka pasur probleme emergjente për rrezikimin e jetës së banorëve në këtë situatë si të zakonshme për fillimin e stinës së dimrit. Pas takimit në qarkun e Shkodrës me shtabin e emergjencës, me drejtues të ndërmarrjeve që disponojnë mjetet e nevojshme për përballimin e situatës në shmangien e çdo rreziku të jetës së banorëve, Olli vlerësoi punën e shtabeve të emergjencave në prefekturat e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Policinë Rrugore dhe ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve rurale, të cilat kanë bërë të mundur qarkullimin normal dhe kanë shmangur aksidentet automobilistike me rrezik jetën e banorëve të këtyre zonave. “Rrugët në rrethin e Pukës janë të kalueshme, ndërsa akset e rrugëve Fushë Arrëz-Iballë, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali-Shllak, janë të qarkullueshme, por mjetet duhet të udhëtojnë në disa pjesë të tyre me zinxhirë, për të mos pasur aksidente automobilistike. Problematike është situata në disa segmente të rrugëve nacionale, kryesisht të përqendruara në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, ku ka pasur ngrica. Në disa rrugë rurale, si komuna e Vermoshit, rreth 20 km rrugë janë të bllokuara për shkak të shtresave të mëdha të dëborës. Ka dy-tre komuna të cilat deri në mëngjes kanë qenë të bllokuara, si komuna e Arnit në qafën e Kukësit, aksi Krumë - Qafë Prush, ku ka ngrica dhe trashësi dëbore”, - tha Olli.
Korça
Edhe qarku i Korçës ka pasur probleme me reshjet e borës, shiut dhe ngricat, edhe pse në disa zona të qarkut të Korçës trashësia e borës ka arritur 40 cm, nuk ka pasur probleme të bllokimit të rrugëve, me përjashtim të aksit Korçë-Dardhë, rrugë me terren malor, ku në disa pika ka qenë e bllokuar. Edhe rruga Lozhan – Moglicë, për shkak të terrenit të thyer dhe malor, në disa pjesë ka qenë e bllokuar. Pas vërshimit të lumit të Tiranës nga shirat në Paskuqan, në Njësinë Bashkiake Nr. 11 dhe në komunën e Paskuqanit në dy ditët e fundit, Olli sqaron se situata është normalizuar. Olli vlerësoi dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit në përballimin e nevojave emergjente të familjarëve në këto zona. “Rreth 50 shtëpi të përshkruara nga lumi do të ndihmohen me mjete, veshmbathje dhe ushqime, për të lehtësuar sadopak humbjet e tyre”, - tha Olli.
Tropoja
Qarkullimi i mjeteve në akset kryesore rrugore të rrethit Tropojë është normalizuar plotësisht, ndonëse në disa segmente të tyre lëvizja është e detyrueshme të bëhet me zinxhirë për shkak të shtresës së akullit. “Në disa segmente rrugore të këtij rrethi vazhdon të hidhen skorie, si në segmentin Bajram Curri - Kam- Tropojë, Bajram Curri - Krumë dhe Bajram Curri - Qafë Mali”, - ka deklaruar dje nënprefekti i qarkut, Syl Smajlaj. Sipas tij, në këtë rreth janë në gatishmëri në akset më problematike edhe 3 mjete të Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, që ndërhyjnë në ndihmë të mjeteve në çdo rast emergjent. Nënprefekti Smajlaj u shpreh se “si pasojë e reshjeve të dëborës dhe stuhisë tri ditë më parë në 15 fshatra të rrethit Tropojë është ndërprerë energjia elektrike, ndërkohë që punonjësit e elektrikut po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defektit”.
Aksidente në rrugët në veri, nuk ka viktima
Ngricat kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në veri të vendit. Në rrethet Pukë dhe Kukës janë shënuar disa aksidente, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima. Një furgon pasagjerësh për pak sa nuk përfundoi në humnerë, pasi është përplasur me një veturë me targa të huaja në rrugën e vështirë që lidh Kukësin me pjesën tjetër të vendit. Ndërkohë, në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë, një veturë me traga tirane ka dalë nga rruga duke rrezikuar të binte në humnerë. Policia e Qarkullimit Rrugor ka asistuar në të gjitha ngjarjet aksidentale që janë regjistruar në rrugët e rretheve veriore. Ndërkaq, situata në zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës e Kukësit vazhdon të mbetet problematike. Reshjet e dendura të dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë izolimin e zonave të ndryshme, vështirësi në lëvizje dhe ndërprerje të theksuar të energjisë elektrike.
25 Nentor 2008