Raporti i BSH-së: ”Legalizimi i zonave informale mund të ringjallë tregun imobiliar”

Ervin Koçi
Kriza që ka kapur sektorin e ndërtimit në vend dhe që ka nisur të shfaqet në të gjithë tregun imobiliar, duket se do të vijojë edhe vitin që vjen. Por ky sektor kyç për zhvillimin e ekonomisë në vend duket se e ka një shpresë zhvillimi, por që varet më tepër se kur nga vullneti politik i qeverisë. Sipas specialistëve të Bankës së Shqipërisë, “tregun imobiliar në vend dhe sektorin e ndërtimit mund ta shpëtojë nga kriza e zgjatur vetëm futja e shpejtë në tregun vendas e pasurive të patundshme të pronave informale që presin të legalizohen”. Në raportin më të fundit të Stabilitetit Financiar, të publikuar nga BSH-ja, procesi i legalizimit të pronave të patundshme në zonat informale shihet si një mundësi e mirë për të shpëtuar tregun imobiliar dhe sektorin e ndërtimit në vend. Sipas studimit të BSH-së, “përshpejtimi i procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale nga ana e qeverisë është një faktor që pritet të ketë efekt disi pozitiv në ecurinë e aktivitetit të ndërtimit dhe të të ardhurave të gjeneruara nga ky sektor”. Ekspertët e BSH-së theksojnë se “ky proces pritet të ketë ndikim direkt në rritjen e sasisë së kolateralit në dispozicion për t’u vendosur si garanci për kredi të ndryshme, duke stimuluar kërkesën për kredi dhe duke mbështetur ritmin e lartë të kreditimit”. Nga ana tjetër, ky proces pritet të shoqërohet me rënie të çmimit të pasurive të paluajtshme në zona të caktuara, duke ekspozuar ndaj rrezikut institucionet financiare që kanë kredituar në këto zona. Ky element rreziku do të zbutej nëse autoriteti mbikëqyrës do të ruante presionin mbi institucionet financiare që gjatë analizës së kërkesës për kredi t’i kushtojnë vëmendjen kryesore situatës financiare të kredikërkuesit.
Situata e ndërtimit
Ekspertët ekonomikë e shohin me mjaft shqetësim ecurinë e sektorit të ndërtimit, sidomos gjatë 2 viteve të fundit. Sipas Bankës Qendrore, prirja vjetore rënëse e ndërtimeve të reja gjatë gjithë vitit 2007 sinjalizon një ngadalësim të kërkesës për pasuri të paluajtshme nga ana e firmave, gjë që ka sjellë rënien e çmimeve edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2008. “Ulja mund të ketë ardhur edhe si rezultat i normës së lartë të rritjes së çmimeve, të vënë re gjatë 3-mujorit të kaluar dhe efekteve të pritshme të ndryshimit të tatimit të shitjes së pasurive të paluajtshme”, - thotë BSH-ja në raportin e saj. Materializimi i rrezikut të uljes së kërkesës për apartamente dhe një ulje e mundshme e mëtejshme e çmimit të pasurive të paluajtshme mund të ketë pasoja negative si për pasurinë e ekonomive familjare dhe të bizneseve, edhe për vlerën e tregut të kolateraleve të bankave, të cilat janë angazhuar në huadhënie hipotekore dhe në huadhënie për sektorin e ndërtimit.
Studimi
Banka e Shqipërisë ka vërejtur se nga vlerësimet e disa përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit rënia e ecurisë financiare e këtij sektori lidhet edhe me disa vendime të autoriteteve vendimmarrëse publike. Një pjesë e vështirësive të pretenduara dëshmojnë një situatë të pafavorshme në kërkesë-ofertën e tregut të ndërtimit, si dhe shprehin problemet që ndesh një pjesë e këtij sektori për të realizuar formalizimin e plotë të veprimtarisë. Megjithatë, disa nga shqetësimet e përfaqësuesve të këtij sektori, që lidhen me vonesat në kohë për diskutimin e projekteve dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, për regjistrimin e objekteve në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si edhe në lidhje me zbatimin e menjëhershëm të disa masave tatimore, të cilat ndikojnë negativisht mbi kërkesën në tregun e ndërtimit, kanë potencialin për të thelluar vështirësitë që po kalon ky sektor. Por efekti mund të jetë i administrueshëm nëse realizohen objektivat e qeverisë për orientimin e një pjese të rëndësishme të shpenzimeve për projektet e mëdha të infrastrukturës, si edhe nëse realizohet një shpërndarje më e mirë në kohë e të ardhurave dhe e shpenzimeve të përgjithshme.
25 Nentor 2008