E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Berisha fshihet pas sondazheve

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, deklaroi dje se Sali Berisha qëndron pas sondazhit qesharak të publikuar dy ditë më parë. Duke replikuar me zëdhënësen e selisë blu, Majlinda Bregu, Tahiri tha se "këta njerëz pa fantazi dhe pa skrupuj që na qeverisin, do ta kuptojnë pas 20 ditësh se çfarë mendon populli për ta, por ndërkohë duhet ta harrojnë që do e marrin popullin peng me sondazhe të manipuluara e të programuara në Ministrinë e Brendshme", u shpreh Tahiri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›