E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Go West humb 2 llogari dhe 3 apartamente

Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë e Nikolin Cakos

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet sekuestroi pasuritë e të pandehurit Nikolin Cako, i dënuar tashmë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 10 vjet burg dhe 8 milionë lekë gjobë për falsifikim dokumentesh. Burimet zyrtare pranë togave të zeza konfirmuan se të pandehurit Nikolin Cako iu sekuestruan tre apartamente dhe dy llogari bankare, që mendohet se janë blerë dhe depozituar nga të ardhurat materiale që siguronte nga agjencia “Go West”, e cila dërgonte në 25 shtetet të botës persona që dëshironin të iknin nga Shqipëria kundrejt pagesave të ndryshe. “Institucioni i akuzës pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndaj nëntë të pandehurve të kësaj dosjeje, ku përfundimisht në total u dënuan me 68 vjet burg dhe 65 milionë lekë të vjetra gjobë, kërkoi nga togat e zeza sekuestrimin e pasurisë së kreut të këtij grupi, Nikolin Cako. Të gjitha këto pasuri, pasi janë verifikuar kanë rezultuar se janë blerë me paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal i Cakos. E ndërsa pritet që vendimi i gjykatës të marrë formën e prerë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë konfiskimin e këtyre pronave dhe kalimin e tyre për llogari të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›