E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Kodi Zgjedhor shkon tek deputetët grevistë

Tiranë-Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që sot në Parlament të kalojë për miratim Kodi i ri Zgjedhor. Në sallën ku deputetët e Shqipërisë do të diskutojnë për kodin gjenden edhe 10 deputetë grevistë, të cilët protesotjnë pikërisht për këtë kod.

Pritet qe seanca e sotme të “rezervojë” surpriza pasi nuk dihet se çfarë zhvillimet do të marrë debati me deputetët grevistë në sallë. Konferenca e Kryetarëve vendosi qe seanca të nisë në orën 17.00.

 Përfaqësuesit e LSI-së dhe PDK-së në Konferencën e Kryetarëve kanë kërkuar të zbatohet rregullorja e Kuvendit, përkatësisht neni 69 i saj, ku shprehet qartë procedura që duhet të kalojë çdo projektligj, përpara se të kalojë në seancë plenare.

Ata kanë kërkuar kohë për të njohur dhe për të studiuar projektligjin dhe për të bërë propozime për amendamente sipas gjykimit të tyre. Ndersa deputetet greviste shprehen se nese forca e kartonave vendos kalimin e ketij ligji ata do ta vazhdojne greven e urise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›